TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Mars 2024, 21:42

“Pakti me Berishën kamuflim”, Sejamini zbulon kulisat: Rama ka siguruar 94 vota në Kuvend, Bashën e ka futur në “xhep”

Shkruar nga Pamfleti

“Pakti me Berishën kamuflim”, Sejamini zbulon kulisat: Rama ka

Marrëveshjen e arritur mes PS-së dhe PD-së së Rithemelimit, analisti Neritan Sejamini, e sheh në një aspekt tjetër në interes të Edi Ramës.

I ftuar në “Të paekspozuarit” në MCN, Sejamini numëron interesat e kryeministrit dhe faktin se ai ka konsoliduar një aleancë për 94 vota që përfshijnë Bashën që ka ngelur i padukshëm.

Ne ditët e ardhshme Rama do të miratojë një paketë që do të ndryshojë shumë gjëra në Shqipëri. Do të ndryshoj Kodin Penal, do të bëjë një reforme administrative, do të bëjë reforme elektorale dhe rreziku që ka sot opozita është se këta 94 personat atje, ndryshon edhe Kushtetutën dhe do të ndryshojë edhe gjithë këto ligjet siç i do Edi Rama dhe këta do të hyjnë në zgjedhje në një kuadër ligjor, shumë më të tmerrshëm sesa sot. Dhe interesi i tij është që këta të merren pikërisht me këtë të sotmen, u zinë, s’u zinë, dhe harrojnë pjesën tjetër.

Dhe e fundit që ka bërë Rama, ka nxitur z.Basha që të bëhet me konkurrencë se kush do të jetë me i dobishëm, dhe Rama gjithë ato reforma do i bëjë me Bashën, se i ka 94 votat e garantuara. Dhe duke bërë këtë marrëveshje, duke bërë sikur po i lëshon z. Berisha, Rama i ka dhëne më shumë interes Bashës që t’i afrohet për t’i thënë atij ti je i parëndësishëm, unë të lë të mos bësh asgjë. Ti do mbarosh dhe në zgjedhje po nuk desh unë dhe ka konsoliduar sot një aleanca për 94 vota që përfshin Bashën, i cili ka ngelur i parëndësishëm”, tha ai.

Lini një Përgjigje