TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Mars 2024, 21:33

Arlind Qori: Problemi kryesor i pakteve Rama-Berisha, janë marrëveshjet e padukshme për koncesionet dhe oligarkët

Shkruar nga Pamfleti

Arlind Qori: Problemi kryesor i pakteve Rama-Berisha, janë

Drejtuesi i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, deklaroi se Rama dhe Berisha kanë interesa të përbashkëta për marrëveshjet, siç është kjo e fundit për normalizimin e jetës parlamentare.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Qori tha se problemi Rama-Berisha nuk është vetëm marrëveshja e dukshme dhe e përkohshme, por ajo e padukshme dhe e përhershme.

“Problemi Rama-Berisha nuk është vetëm marrëveshja e dukshme dhe e përkohshme, por ajo e padukshme dhe e përhershme për koncesionet dhe oligarkët.

Pakti apo ujdia e përhershme midis palëve është këtu. Rama dhe Berisha kanë interesa të përputhshme. Rama do një farë stabiliteti në sytë e ndërkobmëtarëve, Berisha është i dëshpëruar për t’u njohur nga ndërkombëtarët. Një arsye pse z. Berisha e vazhdon luftën politike është se ai do që të njihet nga faktori ndërkombëtar. Në javët në vazhdim do të shohim se ku konsistojnë marrëveshjet, se ata kanë interesa të përbashkëta dhe janë kolegë të kësaj fushe”, tha Qori.

qori

Lini një Përgjigje