TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Mars 2024, 20:22

“Marrëveshja është keqmenaxhuar”, Salianji kritik: Nuk duhet të uleshim me PS, pa marrë garanci për kërkesat!

Shkruar nga Pamfleti

“Marrëveshja është keqmenaxhuar”, Salianji kritik:

Deputeti demokrat, Ervin Salianji duke folur për marrëveshjen me mazhorancën, deklaroi se ajo është keqmenaxhuar.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ai argumentoi se zgjidhja duhet të vijë për shkak të vendimmarrjes, ndërsa shtoi se në Parlament janë krijuar disa ligje që i kufizojnë hapësirat e opozitës.

Një, që është rregullorja e Kuvendit dhe dy, ligji për komisionet hetimore. Sakaq tha se kryeminitri Edi Rama e bëri 8 me 2, referuar ngritjes së komisioneve hetimore.

“Unë kam këndvështrim nga një pjesë e madhe e grupit parlamentar nga ata që kanë folur në lidhje me këtë akt. Së pari mendoj se është keqmenaxhuar, nëse do ishim në situatën ku duhet t’i riktheheshim normalitetit parlamentar, dhe unë kam thënë që duhet të gjejmë zgjidhje, kjo duhet të jetë për shkak të vendimmarrjes tonë. Ne nuk mund të jemi në logjikën që këtej themi ky aksion është shumë i suksesshëm, këtej e ndërpresim. Pra, ka një nonsense në verbin dhe komunikimin politik. Mund të ripërsërisnim kërkesat tona, sepse ne kemi një kërkesë në thelb.

Zbatimin e kushtetutës dhe rikthimin në shina normale të kushtetutshmërisë në funksionin e parlamentit. Nga aksioni jonë deri në këto momente në parlament janë krijuar disa ligje që i kufizojnë hapësirat e opozitës dhe nuk na avantazhojnë. Një, rregullorja e Kuvendit dhe dy, ligji për komisionet hetimore. U bë në mënyrë të njëanshme nga PS dhe kufizon për ne të drejtat, e pakicës parlamentare dhe bie ndesh me kushtetutën. Tani për një ligj që unë e kam firmos me vullnet për ta çuar në Kushtetuese, nuk kam si funksionoj në bazë të atij ligji, se unë jam i bindur që është antikushtetues. Së dyti, fakti që ne shkuam në konferencën e kryetarëve, praktikisht i kemi dhënë normalitet parlamentar Ramës, pra ne nuk mund të shkonim pa marrë përgjigje me shkrim duke ripërsëritur kërkesat tona për 8 komisionet hetimore dhe për komisionin e reformës zgjedhore”, tha Salianji.

salianji

Lini një Përgjigje