TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Mars 2024, 19:05

Paralajmëron Adriatik Doçi: Nëse SPAK heton deklarimet pasurore të politikanëve, duhet të hapet burg i ri

Shkruar nga Pamfleti

Paralajmëron Adriatik Doçi: Nëse SPAK heton deklarimet pasurore

Gazetari Adriatik Doçi ka zbardhur detaje nga skema që përdorte drejtori i ARRSH-së Evis Berberi për të përfituar para publike. Por gazetari ka deklaruar se ndaj tij mund të nisë edhe një hetim pasuror.

I ftuar në një intervistë, ai tha se nëse SPAK verifikon vetëm pasurinë e deklaruar nga pushtetarët, pa futur atë që kanë fshehur, janë për burg dhjetra emra.

Po ti hyjë SPAK deklarimeve të pasurisë dhe fakteve që publikohen e që mund të gjejë SPAK, gjysma e zyrtarëve publikë përfundojnë në burg, duhet të hapet një burg i ri. Këto të ardhura që Berberi i ka deklaruar me kontrata nuk janë deklaruar dhe nuk figurojnë në deklarimet e pasurisë. Ky është një tjetër element që rëndon pozitat e Berberit dhe SPAK mund të ngrejë dhe një akuzë tjetër”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje