Përfaqësues të OSBE kanë mbërritur mëngjesin e së martës në kryesinë e Kuvendit ku pritet të zhvillojnë një takim me deputetin e PS, Damian Gjiknuri.
Sot pritet që në orën 14:00 të ketë takim edhe me nënkryetarin e PD, Enkelejd Alibeaj.
Ky takim vjen një ditë pasi dy bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore i dërguan një letër OSBE ku kërkonin asistencë me ekspertë në komision.
Dy bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore i kanë drejtuar një letër të përbashkët zyrtare drejtorit të OSBE/ODIHR-it Matteo Meccacci ku kërkojnë që ekspertë të fushës së zgjedhjeve të ODIHR-it të asistojnë në punën e këtij komisioni të rëndësishëm në vend. Ky i fundit i ka nisur punimet që prej Shkurtit të vitit 2022 dhe ka si detyrë hartimin e ndryshimeve legjislative për reformën zgjedhore e në veçanti trajtimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 Prillit 2021 apo zgjedhje të tjera të patrajtuara.

Lini një Përgjigje