TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Prill 2026, 09:58

Optimist për integrimin, Rama sulm opozitës: Zifti dhe balta që hedhin me mllef nuk ndalin procesin

Shkruar nga Pamfleti
Optimist për integrimin, Rama sulm opozitës: Zifti dhe balta që
Edi Rama

Kryeministri shigjeton opozitën dhe e akuzon se po përpiqet të pengojë anëtarësimin e vendit në BE, duke hedhur balt e zift ndaj punëve të mira të Qeverisë

Kryeministri Edi Rama reagoi ashpër ndaj opozitës, duke e akuzuar atë se po përpiqet të bllokojë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ndërsa u shpreh optimist dhe njoftoi lajme të mira që pritet të vijnë nga Brukseli, Rama tha se deklaratat që bëhen për bllokimin e procesit janë një gënjeshtër e madhe.

Në podcastin ‘Flasim’ që Kryeministri Rama e transmeton në platfortmën e tij të rrjeteve sociale ccdo të dielë, ai theksoi se minoranca në Kuvend po përpiqet të nënvlerësojë çdo punë të mirë të bërë nga qeveria.

Nuk flitet për punët e Shqipërisë. Por përkundrazi, punët e Shqipërisë identifikohen me një luftë mizerabël politike. Bëjnë çmos që punët e Shqipërisë të mbulohen me ziftin e dëshpërimit të tyre dhe me baltën e gjithë inateve të tyre. Shqipëria punon dhe punët e Shqipërisë në tërësi janë në vijë.

Është në vijë procesi më i rëndësishëm historik i anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Negociatat vazhdojnë, por ato lidhen me gënjeshtrën e madhe se janë bllokuar. E vërteta e thjeshtë është se kjo punë e madhe e Shqipërisë vazhdon përditë. Dhe së shpëjti, siç kemi pasur lajmet e hapjes së kapitujve, do të kemi lajme shumë të mira për të gjithë”, tha Rama.

Por Kryeministri pranoi se jo ccdo punë që është bërë, mund të jetë bërë si dhe sa duhet mirë. Por sipas tij, e rëndësishme është që punët janë në vijë.

Është bërë e vështirë të marrësh informacion të drejtëpërdrejtë. Shqipëria ka probleme dhe kemi punë për të bërë, jo çdo punë e kemi bërë si dhe sa duhet, por Shqipëria punon dhe punë ne saj në tërësi janë në vijë”, tha Rama.

Qëndrimet e shprehura nga Kreu i Qeverisë në podcast janë të njëjta me ato që ka artikuluar nga mbledhjet e Asambleve të PS-së, ndërsa ka nisur një tur takimesh me strukturat e partisë, në kuadër të asaj që e konsideron si rienergjizimi i tyre.

Ka shumë zhurmë, shumë mjegull, shumë tym, shumë helm vërdallë dhe është bërë e pamundur të ndjekësh normalisht jetën publike dhe politike dhe të informohesh normalisht nga mediat për atë që ndodh në raport me gjërat që u interesojnë njerëzve dhe besoj e keni parë sa shumë është folur mbrapsht edhe për procesin e negociatave me BE-në, jo u bllokua, jo u ndalua, jo nuk bëhet kjo punë me Edi Ramën e PS-në, etj etj”, deklaronte Rama në një nga mbledhjet e fundit me strukturat e PS.

Deklaratat dhe akuzat e Kryeministrit ndaj opozitës vijnë në një kohë kur nga drejtues dhe deputetë të PD-së, Edi Rama bëhet përgjegjës për bllokimin e procesit të anëtarësimit në BE. Sipas opozitës, procesi është ndalur për shkak të korrupsionit qeveritar dhe presionit të Edi Ramës ndaj drejtësisë, si dhe pengimit të saj për të goditur nivelet më të larta. Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se me Edi Ramën Kryeministër nuk mund të pritet integrimi në BE, ndërsa ka bërë thirrje për largimin e tij.

edi rama opozita be

3 Komente

  1. E
    Ermali

    Spuni renegat lepires e hajdut Ferit Hoxha genjen në diskutimet e datës 1 Prill në COELA që është një grup pune i Këshillit të Bashkimit Europian, ku përfaqësues të të gjitha shteteve anëtare diskutojnë në nivel teknik dhe politik procesin e zgjerimit, nga 9 vende anëtare të Bashkimit Europian janë ngritur disa çështje që rrezikojnë avancimin me negociatat Gjermani, Luksemburg, Holand, Suedi, Austri, Finland, Poloni, Greqi dDERISA FERITI TE FIRMOSE DETIN SI BERI PER VARREZAT Bullgaria, nuk janë ende të bindura se është momenti për t’i dhënë dritën jeshile Shqipërisë. Secila prej tyre ka ngritur flamuj të kuq në fusha të ndryshme: Polonia për klimën e biznesit, Greqia për të drejtat e pronësisë, pakicat kombëtare, Bullgaria për pakicat, Austria për çështje konkrete si IPARD-i etj. Hezitimi i tyre kërkon pyetje të tjera shtesë.

    1. K
      K

      Jo vetem flet ai e ema e Zeqos maje thanes, por vazhdon teatrin bajat “pozite-opozite”. Hapja e kapitujve nuk eshte aspak sukses por procedure normale e negociatave qe ka hapur shqiperia qe ne 2014. Pra eshte prpcedure e vonuar. Sukses do ishte mbyllja e kapitujve e cila eshte bllokuar nga 9 vwnde anetare te cilat nuk mun te pranojne parimet e EdiSaliut per te mbrojtur bythet e tyre dhe te Belase e Erjonit nga DREJTESIA.

      1. S
        Socualisti

        Ziftin dhe balten e kenigatuar vete.Mba pergjegjesi Mr.Zifti.Ti dhe bashkpuntoret e tu jane zhytur ne skandale pa fund.Shkurt jeni zhytur ne Mut ,Balte dhe Zift. Nje te shtyme te vogel dhe do clirohemi nga ky sekt i poshter.

        Lini një Përgjigje