
Ka nisur me debate mbledhja e Komisionit Hetimor për "Sterilizimin".
Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, dhe zv.kryetari, Plarent Ndreca, debatuan ashpër për çështje që nuk kishin lidhje me punën e komisionit, por me përplasjet politike.
Deputetët e opozitës u ankuan se Garda nuk i kishte lejuar që të futeshin në sallë, ndërsa Ndreca akuzoi opozitarët se nuk kishin ardhur për të zhvilluar punën normale në komision.
“Nëse keni ardhur të bëni sjellje rrugaçe, atëherë...”, i tha Ndreca Vokshit, duke ngjallur reagimin e saj.
“Rrugaç thuaji atyre te PS-ja, se jeni mësuar që t’u quajë kryeministri”, tha Vokshi.
“Harrojeni, dhuna këtu nuk ekziston. O jeni te molotovi, ose te Kushtetua”, iu kundërpërgjigj Ndreca.
Situata degjeneroi në debate dhe përplasje verbale nga deputetët e të dyja palëve.
“Ju keni ardhur për t’i hedhur molotov komisionit hetimor”, tha Ndreca, teksa deputetët demokratë përplasnin duart mbi tavolinat e tyre.
Gjithashtu, debate ka pasur edhe mes deputetes të PD, Ina Zhupa dhe Plarent Ndrecës.
Debati mes tyre:
Ina Zhupa: Shëndetësia sot është në ditën më të zezë.
Plarent Ndreca: Keni ardhur për mbledhje apo konferencë për shtyp. Nëse keni ardhur për mbledhje, lëvizni. A nuk iu mjaftuan 4 orë mbrëmë?
Ina Zhupa: Iu ka mbaruar durimi, siç iu ka mbaruar koha. Harrojeni se mund të krijoni neo-diktaturë. Mbylle mikrofonin, se nuk ta ka dhënë lejen kryetarja.
Albana Vokshi: Unë jam kryetarja këtu.
Plarent Ndreca: Mos e ktheni në mbledhje të PD-së këtu.
Albana Vokshi: Ty të duket normale që të përjashtohen 24 deputetë dhe të hyjnë në Kuvend me dhunë. Do të përjashtoj z Ndreca.
Plarent Ndreca: Puna e Gardës nuk është puna ime.
Lini një Përgjigje