TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Tetor 2024, 11:18

Një ditë pas protestës së opozitës, e ngarkuara me punë e SHBA takon ministrin Hoxha

Shkruar nga Pamfleti

Një ditë pas protestës së opozitës, e ngarkuara me

Një ditë pas protestës së opozitës, e ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri Nancy VanHorn ka shkuar të takojë ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha.

Diplomatja amerikane ka mbërritur në Ministrisë së Brendshme pak minuta më parë për t’u takuar me ministrin Hoxha.

Ministria e Brendshme ishte një nga institucionet ku protestuesit hodhen bomba molotov dhe flakadanë duke shkaktuar zjarre, të cilat u shuan nga zjarrfikësit dhe policia. 

Pas marshimit në Kryeministri dhe në selinë e Partisë Socialiste, protestuesit u zhvendosën drejt Ministrisë së Brendshme. Më pas u zhvendosën te Bashkia e Tiranës dhe në fund drejt Kuvendit.

 

Lini një Përgjigje