TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Qershor 2024, 19:54

Opozita thërret protestë kombëtare, Luçiano Boçi zbulon kërkesat që do të shpalosen më 12 korrik!

Shkruar nga Pamfleti

Opozita thërret protestë kombëtare, Luçiano Boçi

Opozita njoftoi sot se do të thërrasë protestë kombëtare më 12 korrik para kryeministrisë, ndërkohë që ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi zbuloi për mediat kërkesat që do të shpalosen në protestë.

Boçi tha se do të kërkohet lirimi i Sali Berishës, pasi po mbahet në arrest pa të drejtë dhe krijimi i kushteve për zgjedhje të lira përmes një qeverie teknike pa Ramën kryeministër.

“Kërkojmë lirimin për liderin e opozitës zotin Sali Berisha. Shqipëria është i vetmi vend që mban të burgosur kryetrarin e opozitës pa fakte dhe pa akuzë dhe nën urdhra politika

Përballë kemi një Ramë që përdor skalionet e krimit për të blerë votat, situata kërkon një rotacion politik dhe ne kërkojmë me anë të kësaj protestë krijimin e kushteve për zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nëpërmjet një rrugë te vetme, krijimin e një qeverie teknike pa Ramën kryeministër.

Së treti protesta është hapja e siparit të fitoret të PD. Kjo është rruga që do na cojë në fitore dhe rruga e bashkimit me të gjitha forcat opozitare”, tha Boçi.

Lini një Përgjigje