Sot është mbledhur në Kryesinë e Kuvendit, grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Në mbledhjen e grupit janë diskutuar nismat e deputetëve socialistë që janë bërë publike edhe gjatë seancave plenare.
Nuk ka patur diskutime sa i përket aksionit të opozitës dhe asaj se çfarë pritet të bëjnë demokratët ditën e sotme.
Për socialistët mbetet i njëjti udhëzim si ai para nisjes së aksionit të deputetëve demokrat në parlament, që të vijojnë punën e tyre të pashqetësuar, pavarësisht aksionit të opozitës dhe akteve ekstreme të tyre.
Ndërkohë në kryeministri janë marrë masat e para, për fortifikimin dhe blindimin e dyerve përpara nisjes së protestës në orën 18:00.
Ende nuk ka një skenar të qartë të bërë publik për protestën e opozitës por tubimini do të nisë duke u mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe te selia e PD, teksa më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë.
Aty nuk do të ketë fjalime dhe më pas pritet që turma të lëvizë dhe do të bllokohen disa akse rrugore.
Në lidhje me prptestën Policis e Shtetit është mobilizuar ndërsa bëhet me dije se në terren do të jenë 1500 forca të policisë, FNSH, Shqiponjat. Po ashtu edhe Garda e Republikës do të jetë e gjitha në gatishmëri për të kryer detyrën në ruajtjen e institucioneve.
Lini një Përgjigje