TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Maj 2025, 16:23

“O Rame, ku i ke shokët?”, Basha: Korrupsioni, sëmundja më e madhe që ka sot Shqipëria

Shkruar nga Pamfleti

“O Rame, ku i ke shokët?”, Basha: Korrupsioni, sëmundja

Kreu i Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha u shpreh i lumtur që batuta e tij virale drejtuar kryeministrit Rama “O Rame ku i ke shokët?” është bërë dhe simboli i kësaj fushate.

Basha tha se edhe socialistët janë të zhgënjyer pasi janë lodhur për 12 vite nga Partia Socialiste. Ai shtoi se korrupsioni është i madh, ndërsa drejtësia ka filluar të veprojë.

“Mendoj se një dorë të mirë na e kanë dhënë dhe qytetarët, të cilët nga të rinjtë e deri tek të moshuarit kanë në gojë “O Rame ku i ke shokët?” dhe “7X7=313”.

E mirë e kësaj është se e vërteta ka depërtuar tek shumica e shqiptarëve.

“O Rame ku i ke shokët?” dhe “7X7=313” është kod konciz për sëmundjen e madhe që ka sot Shqipëria që është korrupsioni.

Qytetarët e thonë sot me dëshirë sepse ka dy aspekte që i bën ata ta përsërisin si të vërtetën më të madhe sot në Shqipëri.

E para, korrupsioni i madh dhe e dyta një ngazëllim dhe një shpresë se drejtësia ka filluar të veprojë.

Nga kjo pikëpamje, Rama e nisi si batutën e radhës siç është mësuar në fushatat e tij, por batuta i ngeci në fyt. Por fushata po mbaron, Edi Rama po vonon dhe përgjigja po mungon e “Edi Rama, ku i ke shokët?”, tha Basha për “Ora News”.

Lini një Përgjigje