
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi parashtroi sot të gjitha problematikat e hasura deri tani me procesin e shpërndarjes së zarfeve me votat e diasporës, shqetësimet dhe hapat e ndjekura, sidomos çështjes së Greqisë, që mbetet edhe problematika kryesore.
Kreu i KQZ pranoi se 21 mijë zarfe ende nuk kanë shkuar në adresën e zgjedhësve nga kompania postare, ku nga këto 11 mijë adresa nuk janë gjetur nga kompania postare sepse nuk ka qenë e saktë adresa, kurse në 10 mijë raste të tjera janë njoftuar emigrantët nga kompania, por votuesi ende nuk ka shkuar.
“Janë rreth 21 mijë zarfa të cilat nuk janë shpërndarë akoma, DHL nuk i ka shpërndarë akoma, prej tyre 11 mijë janë për shkak të problematikave të lidhura me pasaktësinë e adresës, emalit dhe numrin e telefonit. Pra 11 mijë votues DHL nuk ka mundur ti gjejë. Që do të thotë se zarfat janë në zyrat e tyre. Para disa ditësh i bëmë thirrje votuesve që janë regjistruar, pra cdo njërit prej atyre 245 935 që nuk e kanë marrë fletën e votimit të interesohen pranë shërbimit të DHL përkatëse. Pjesa tjetër lidhet me ata votues që DHL mund ti ketë kontaktuar, nuk i janë përgjigjur mesazhit të DHL dhe janë në pritje deri në datën 8 në zyrat e DHL. Ata duhet të bëjnë të treja tentativat dhe më pas duhet të presin nëse vetë zgjedhësi do ti kontaktojë. Diferenca tjetër është me numrin e zarfeve që sot pritet të vijnë”, tha Celibashi.
Lini një Përgjigje