
Në qarkun e Durrësit janë numëruar deri më tani 179 qendra votimi nga 494 në total. Sipas rezultateve zyrtare të përditësuara nga KQZ, PS ka marrë 27,199 vota ose 52.57%. PD ose Aleanca për Shqipërinë Madhështore deri më tani ka marrë 20.393 vota ose 39.42%.
1,317 vota ose 2.55% kanë shkuar për Partinë Mundësia, kurse për nismën Shqipëria Bëhet 1,219 vota ose 2.36%. Lëvizja Bashkë deri më tani në qarkun e Durrësit ka marrë 631 vota ose 1.21%.
Deri më tani, të përkthyera në mandate Partia Socialiste merr 8 mandate në qarkun e Durrësit, kurse Partia Demokratike, Aleanca për Shqipërinë Madhështore merr 6 mandate.
Lini një Përgjigje