TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Prill 2023, 18:16

Nuk ndalet Rama, tenton të joshë edhe mësuesit në prag të zgjedhjeve: Do rrisim ndjeshëm pagat

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ndalet Rama, tenton të joshë edhe mësuesit në prag

Kryeministri Edi Rama duket se nuk di të ndalet me premtimet në prag të zgjedhjeve. Pa pensionistëve, ai sot ka tentuar të joshë dhe mësuesit. Edhe pse duket qartë se bëhet për fushatë, Rama u ka treguar atyre se si do ju rrisë rrogat.

Në hapin tjetër që do të thotë vitin e ardhshëm, paga juaj do të kapërcejë në një tjetër nivel. Pra nëse sot që flasim rritja mujore do të jetë mes 3500 për mësuesit e shkollës 9-vjecare,  3843 për të mesme dhe deri në 5800 për drejtuesit  që të bërtasin më shumë, tek rritja e përgjithshme, mësuesit në shkollën 9-vjecare do të kenë një pagë 95.550. Mësuesit në shkollën e mesme do e kenë 106800 lekë. Këto janë bazat pastaj ka sipas vjetërsisë e kualifikimeve që variojnë por ky është niveli i pagës së mësuesve”, tha Rama.

Premtimet e kryeministrit duket qartë se janë një blerje votash në mënyrë të hapur, por ligjore.

rama mesues paga

Lini një Përgjigje