TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Tetor 2023, 20:28

“Nuk mund t’ua zgjidhim ne përplasjet”, Bushka për gjendjen e opozitës: Nëse kthehen te metodat e vjetra, do jetë fatale

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk mund t’ua zgjidhim ne përplasjet”, Bushka për

Opozita ka paralajmëruar një ‘luftë’ në Kuvend të enjten ndaj mazhorancës. Kjo për faktin se ata nuk pranojnë që maxhoranca refuzon të ndryshojë përbërjen e reformës zgjedhore.

Deputetja e PS-së, Klotilda Bushka, e ftuar në “Real Story”, theksoi se metodat e vjetra që po përdor opozita do të jenë fatale.

Sa i takon këtyre që thoni nga kampi i opozitës, uroj që të ndërgjegjësohet për faktin se këto metoda të vjetra të kaosit nuk janë mjetet që presin qytetarët. Shqiptarët kanë shumë nevoja që duhet t’i adresojmë, kështu metodat e vjetra të bojkotit, djegies së mandatit, bllokimit të Foltores, nuk janë metoda pozitive dhe për opozitën kanë rezultuar fatale sepse sa herë që kanë bërë veprime të tilla, keq e më keq kanë shkuar në rezultatet e zgjedhjeve. Opozita duhet të përdorë të gjitha mjetet demokratike për të bërë kauzat e veta. Nëse zgjedh të mos ndjekë këtë rrugë që parashikon ligji dhe kushtetuta, është përgjegjësi e vet dhe do të mbajë parasysh edhe pasojat e rënies së pikëve”, tha ajo.

I pyetur nga gazetari se cila është opozita e vërtetë, ajo tha se nuk mund ta zgjidhë mazhoranca çështjen e opozitës, teksa shtoi se problemet e së djathtës s’mund të ndalojnë vazhdimin e punës në Kuvend.

“Opozita është e përfaqësuar në kuvend me deputetët e opozitës. Proceset parlamentare kërkon që nëse opozita se kupton se duhet të jetë pjesë e proceseve, deputetët e maxhorancës do t’i vijojmë. Nuk mund të na bllokojë një situatë e vështirë në kampin opozitar, që për hir të së vërtetës nuk është aspak e këndshme as për mbrojtjen e interesit publik, do të duhet që punët të vijojnë. Nuk mund të marrim kohën tonë që duhet t’ja kushtojmë qytetarëve dhe të zgjidhim një çështje që i takon vetë opozitës“, u shpreh ajo.

bushka opozita

Lini një Përgjigje