TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Prill 2023, 11:35

“Non grata do të mbrojë veten kundër amerikanëve”, Alibeaj sulmon Berishën: Po çon demokratët te Ilir Meta që t’i lërë rrugëve

Shkruar nga Pamfleti

“Non grata do të mbrojë veten kundër

Teksa po zhvillon takime në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit, kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PL Ilir Meta.

Gjatë fjalës së tij në një takim me qytetarët në Patos, Alibeaj tha se interesi i vetëm i Berishës është të mbrojë veten kundër amerikanëve që e shpallën ‘non grata’. Sipas tij, opozita nuk duhet të mbajë mendjen nëse thirret apo jo nga SPAK por duhet të jetë e hapur ndaj njerëzve.

Gjithashtu, Alibeaj deklaroi se Berisha po i çon demokratët te Partia e Lirisë për të forcuar Ilir Metën, i cili më pas do të bëjë pazar me Edi Ramën.

“I intereson vetëm halli personal se në këtë proces ku është futur pak synime ka. Kërkon ta mbrojë kundër amerikanëve. Së dyti kërkon imunitet politik. Ne nuk kemi oligark nga mbrapa. Në shërbim të tyre janë vetëm Rama, Berisha, Meta. Opozita duhet të jetë e hapur ndaj njerëzve jo të rrijë me dorë në zemër, më thërret SPAK apo jo. Ne ofrojmë opozitë dhe nuk është pak. Këto janë sfida të mëdha në kohëra të vështira.

Shkojnë e futen në strofullën e Partisë së Lirisë. Si ka mundësi sot, në 2023, siç bëri dhe vjet më 6 mars, t’i marrë demokratët e t’i çojë tek shtëpia e Partisë së Lirisë. I harruan kaq shpejt lotët demokratët kur i hoqi nga puna qeveria e Ramës dhe Metës e i la rrugëve. I çon demokratët për të forcuar Ilir Metën që të bëjë pazar me Edi Ramën e më pas t’i lërë në rrugë.”, tha Alibeaj.

non grata berisha alibeaj ilir meta

Lini një Përgjigje