TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Prill 2023, 11:32

Rama harron tubimet me pak njerëz, kthehet në origjinë dhe rifillon shown nga Kamza

Shkruar nga Pamfleti
Rama harron tubimet me pak njerëz, kthehet në origjinë dhe
Rama duke kërcyer me një zonjë

Heqja e apendicitit duket se ka kthyer në origjinë Edi Ramën. Ndonëse deklaroi se do bëjë fushata të vogla me pak njerëz, sot ka vendosur të mbledhë pas vetës sa më shumë militantë.

Rama ishte në Kamëz për të mbështetur Rakip Sulin dhe ky i fundit duket se ka punuar ditë e natë për të mbledhur sa më shumë njerëz. Nga ana tjetër, pas rikuperimit nga operacioni, Rama ka rifilluar shown.

Ai u ndal dhe te kolona zanore e fushatë, teksa filloi dhe të kërcente duke u tallur me popullin që pret premtime dhe zgjidhje për hallet dhe jo përralla.

Disa kritikë me buzë të holla janë mërzitur me tallavanë tonë. Sikur të dëgjonin gjithë ditën Beethovenin hajde de, po ata dëgjojnë gjithë ditën Saliun me Ilirin. Ata që dëgjojë tallava nuk mërziten se janë njerëz të lirë”, tha Rama.  

 

 

rama kamez

Lini një Përgjigje