TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Maj 2023, 11:29

Një nga bosët e rinj të basteve; izraeliti i lidhur me Olsi Ramën dhe Sinan Idrizin

Shkruar nga Pamfleti

Një nga bosët e rinj të basteve; izraeliti i lidhur me Olsi

Çifti i moshuar ka marrë licencë në QKB për lojëra fati më 21 qershor 2021, megjithëse qysh 1 janarit 2019 është ndaluar licencimi i bizneseve për lojëra fati e baste të çdo lloji, por sipas informacionit nga Ministria e Financave, licenca është dhënë me urdhër të kryeministrit

Megjithëse projekt-ligji për rihapjen e basteve on-line nuk është paraqitur akoma për miratim në parlament, Babloku ka filluar përzgjedhjen dhe licencimin e firmave klienteliste, që do marrin këtë monopol me fitim afro 200  milionë Euro në vit.

Referuar dokumenteve zyrtare, një prej 2 monopolistëve të parë të basteve është shoqëria e huaj aksionere “Casino Vlora” me qendër regjistrimi në Vlorë, në pronësi të një çifti të moshuar, që janë: izraeliti me shtetësi holandeze, Asaf Barazani me 90% aksione, ndërsa 10% i ka shtetasja holandeze Francisca Ditte Hannah Brandjes.

Një nga bosët e rinj të basteve; izraeliti i lidhur me Olsi

Ky çift nuk ka ardhur asnjëherë në Shqipëri, por marrjen e licencës e ka realizuar me prokurë të posaçme, nëpërmjet avokatit Klajdi Mone që është edhe Anëtar Bordi, ndërsa administratore është  Kejsi Bleta, të dy nga Vlora.

Pavarësisht se kompania është regjistruar me emrin “Casino Vlora”, realisht nuk ka biznes kazino, sepse nuk është e licencuar nga Autoriteti i Lojërave të Fatit dhe as nga Ministria e Financave për kazino.

Por për lojëra fati të thjeshta, dhe qysh prej datës 21 qershor 2021 që është licencuar, çifti izraelito-holandez nuk ka kryer asnjë ditë aktivitet në Vlorë e në asnjë qytet të tjetër të Shqipërisë, madje ka adresë në qytetin e Vlorës, por nuk as zyrë e as bilance në tatime.

Një nga bosët e rinj të basteve; izraeliti i lidhur me Olsi

Aktivitet kazinoje nuk po ushtrojnë, sepse ligji lejon vetëm në hotele e resorte me “5 Yje”, ndërsa çifti izraelito-holandez nuk ka as garsoniere në Shqipëri.

Mirëpo ata kanë marrë licencë në QKB për lojëra fati më 21 qershor 2021, megjithëse qysh prej datës 1 janar 2019, është ndaluar licencimi i bizneseve për lojëra fati e baste të çdo lloji.

Por sipas informacionit konfidencial nga Ministria e Financave, rezulton se QKB dhe Tatimet e kanë licencuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama, për shkak të lidhjeve që Olsi Rama dhe Sinan Idrizi i Charter-it të Bablokut kanë me izraelitin që qëndron pas çiftit të moshuar.

Firma “Kazino Vlora”, me pronar Asaf Barazani nga Izraeli, ka lidhje me bizneset e grupit mafioz “Milton” të Call-Center nga varej filiali i Olsi Ramës, kundër të cilit në nëntor 2022, bëri aksion Spanja, EUROJUST e SPAK, për mashtrimin e 250 mijë personave në 8 shtete të BE.

Ndërsa vetë izraeliti holandez i “Casino Vlora”, është në lidhje ortakërie me izraelitin Ron Yeffet, mikun personal të Edi Ramës, por aktualisht Ron Yeffet është ortak dhe me Sinan Idrizin te firma “Mifol Inert Shpk”, që shtroi pistën e aeroportit të Vlorës.

Prandaj nuk është çudi, që prej këtyre lidhjeve në kupolën mafioze të pushtetit, kompania “Casino Vlora” u licencua për biznes bastesh, megjithëse e ndalon ligji i mbylljes së tyre, ndërsa ligji për rihapjen nuk është miratuar akoma.

Mjafton kaq për të kuptuar, se kjo kompani është gati për t’u bërë pjesë e monopolit të basteve që do rihapen, ndërsa sipas Fidel Yllit e Endri Meksit që do jenë ortakë me Edi e Olsi Ramën, bastet do t’i marrin 2 kompani të huaja, të cilat do angazhojnë 10 filiale të tyre në Shqipëri.

Një nga këto kompani të huaja, është shoqëria aksionere “Casino Vlora” e çiftit të moshuar izraelito-holandez Asaf Barazani e Francisca Ditte Hannah Brandjes, mbrapa të cilëve qëndron izraeliti Ron Yeffet, mik i Edi Ramës dhe ortak me Sinan Idrizin.

Pa dyshim, që bashkë janë të lidhur në interesa te monopoli i basteve, ndryshe QKB dhe Tatimet nuk do guxonin ta licenconin para miratimit, por vepruan me urdhër të Bablokut./Pamfleti

olsi rama edi rama sinan idrizi

Lini një Përgjigje