Ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi thotë se ishte kundër koalicionit të Bashkë Fitojmë me Partinë e Lirisë, pasi nuk do të pranohej kurrë nga baza.
Murrizi u thirrje demokratëve të reagojnë, të mos heshtin dhe të nxjerrin në pah atë që mendojnë. Sipas tij, në disa bashki të humbura nga e djathta u kandiduan mercenarë, që votuesit nuk i njihnin fare.
“Kemi disa bashki që i kemi humbur, që tentuan t’u çojmë kandidatë mercenarë. Duhet të kishin qenë koshientë. E quajtën fitore pse fituan primaret.
U kisha thënë që beteja është me Ramën, primaret ishin garë mes vetes. Disa lobime; hajde ta mbështesim filanin se është çun i mirë nuk vlejnë, duhet të jetë i mirë në politikë.”, tha Murrizi.
Ditën e djeshme në një reagim për mediat, Sali Berisha nuk mbajti asnjë përgjegjësi për humbjen e thellë që pati në këto zgjedhje vendore, duke fituar vetëm në 7 bashki nga 61 që kishte gjithsej por aq më tepër duke u braktisur totalisht nga shqiptarët për votën për këshillat bashkiakë.
Berisha tha sot në një konferencë për mediat se nuk ka shanse që ai të tërhiqet. Ish-Kryeministri thotë se zgjedhjet janë manipuluar, pasi sipas tij është bërë presion, janë blerë komisionerë, janë intimiduar zgjedhësit etj.
“Kurrë nuk tërhiqem para bandave të krimit shtetëror dhe jo shtetëror. Shkodra është shembulli më i shëmtuar në të cilën u votua si në rrethim nga banda të Edi Ramës”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje