TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Maj 2023, 09:45

Ankohet Vangjel Dule: E padrejtë! Fredi Beleri e mbante me bukë të infiltruarin që e futi në burg

Shkruar nga Pamfleti
Ankohet Vangjel Dule: E padrejtë! Fredi Beleri e mbante me bukë
Kreu i partisë PBDNJ, Vangjel Dule

Kreu i partisë PBDNJ, Vangjel Dule ka komentuar arrestimin e kandidatit të “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri.

Dule ka thënë se arrestimi i tij ka ardhur pas sulmeve të kryeministrit Edi Rama, ndërsa gjithçka bëhet sipas tij, për grabitjen e pronave në bregdet.

Beleri tha se personi i infiltruar që futi në kurth Belerin, është një njeri i rënduar psikologjikisht, i cili është përdorur.

"Dosja nuk ka asgjë. Beleri ishte me kushëririn e tij dhe avokatin e tij. Kujt po ia blinte votën? Kushëririt dhe avokatit të tij?

Nga ana tjetër, personi që kanë përdorur të infiltruar, është një person në gjendje të rënduar. Së fundmi është ndarë nga gruaja. Ata që e njohin e dinë se është përdorur. Ai është një njeri i varfër që si të thuash Beleri e ka mbajtur me bukë. Peshkun që ai zinte ia blente Beleri për restorantin e tij.", tha ai në emisionin “A-Show”.

Fredi Beleri është aktualisht pas hekurave me akuzën e blerjes së votave. Ai akuzohet se ka tentuar të blejë 8 vota për 400 mijë lekë të vjetra.

 

vangjel dule fredi beleri

Lini një Përgjigje