Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Sali Berishës, pasi ku i fundit justifikoi disfatën në zgjedhjet e 14 majit, duke ngritur pretendimin se i janë vjedhur votat. Rama ka postuar thënien e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ku thotë se demokracia nuk mund të mbijetojë kur njëra anë beson se ia janë vjedhur votat.
“Demokracia nuk mund të mbijetojë kur njëra anë beson se ka vetëm dy rezultate për një zgjedhje: ose ata fitojnë ose atyre iu është vjedhur fitorja.”-është thënia e Joe Biden.
“Mirëmengjes dhe me këtë thënie kaq aktuale të Presidentit Joe Biden, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama krah thënies.
Në një dalje për mediat ish-kryeministri Berisha u shpreh se në këto zgjedhje mbizotëroi blerja e votave dhe mungesa e komisionerëve dhe numëruesve të “Bashkë Fitojmë”. Sipas tij, ky ishte një akt tjetër pabarazie.
"Farsa zgjedhore 2023 si farsa elektorale më e shëmtuar e Shqipërisë dhe europës po kundërmon çdo ditë e më shumë. Me këtë rast unë vlerësoj raportin e OSBE-ODHIR të autoriteteve lokale rajonale dhe deklaratën e përfaqësues të Parlamentit Europian të cilët dëshmuan se zgjedhësit shqiptarë votuan nën presion dhe jo të lirë. Kjo është kryefjala e këtyre zgjedhjeve, ku me presione të të gjitha llojeve Edi Rama ndryshoi në mënyrë antikushtetuese, antiligjore vullnetin e shqiptarëve, ndryshoi rezultatin e votimit."-u shpreh Berisha ndër të tjera.
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” mundi të sigurojë fitoren vetëm në 7 bashki të vendit, ndërsa e gjithë shumica u dominuar nga Partia Socialiste. “Bashkë Fitojmë” ka arritur të fitojë bashkinë e Kavajës, Pukës, Hasit, Himarës, Memaliajt, Mirditë, Fushë Arrëz. Dyshja Berisha-Meta nuk arritën që të fitonin as në vendet e tyre të lindjes, në Tropojë dhe Skrapar, bashki këto të “veshura rozë” në këto zgjedhje vendore. Ndërsa troditja më e madhe për opozitën edhe në Shkodër, ku Partia Socialiste i mori për herë të parë që pas rënies së komunizmit bastionin historik të demokratëve. Benet Beci i PS fitoi ndaj Bardh Spahisë me një diferencë të thellë votash.Beci ka marrë 34302 vota, e ndërsa Bardh Spahia i koalicionit “Bashkë Fitojmë” mori vetëm 22678 vota.
Lini një Përgjigje