TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Shkurt 2024, 09:40

Nis samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, Rama pret liderët në tapetin e kuq

Shkruar nga Pamfleti
Nis samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, Rama pret
Edi Rama dhe Majlinda Bregu

Tirana po mirëpret sot Samitin Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si dhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Ndërkohë ka nisur ceremonia e mbërritjes së liderëve në samit, teksa priten nga Kryeministri Edi Rama në hyrje të Pallatit të Kongreseve.

Në samit do të jetë i pranishëm Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.

Plani i Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor bazohet në 4 shtylla kryesore:

-Rritja e integrimit ekonomik me Tregun Unik të Bashkimit Evropian.

-Rritja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal.

-Përshpejtimi i reformave themelore

-Rritja e ndihmës financiare

BE-ja do të hapë zona të caktuara të tregut të përbashkët të BE-së për partnerët e Ballkanit Perëndimor përpara anëtarësimit, duke sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e tij.

Samiti nis rreth orës 09:45, ku do të mbajnë fjalimet hapëse kryeministri Edi Rama dhe komisioneri Varhelyi. Rreth një orë më vonë pritet të mbyllen punimet ku do të kryhet fotoja familjare. Në orën 12:00 është parashikuar firmosja e marrëveshjes, ndërsa në orën 12:30 do të ketë një konferencë për shtyp.

Lisa e Pjesëmarrësve
1-Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë
2-Aleksandër Vuçiç – President i Serbisë
3-Borjana Kristo – Presidente e Këshillit të Ministrave të Bosnjes dhe Hercegovinës
4-Talat Xhaferi – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut
5-Oliver Varhelyi – Komisioneri i BE-së për Zgjerimin
6-Majlinda Bregu – Sekretare e Përgjithshme për Bashkëpunimin Rajonal
7-Danijela Gacevic – Drejtuese në detyrë e CEFTA-s
8-Gert Jan Koopman – Drejtor i përgjithshëm i grupit negociator të KE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin
9-Xiaoqing Yu – Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor
10-Charlotte Ruhe – Drejtori menaxhues i BERZH-it për Evropën Qendrore dhe Juglindore
11-Matej Zakonjsek – Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit për Transportin
12-Maja Pishkeviq –  Qendra e Evropës në Këshillin Atlantik dhe përfaqësuese e qendrës në Ballkanin Perëndimor
13-Alessandro Bragonzi – Kreu i përfaqësimit rajonal për Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane të Investimeve (EIB)
14-Lulzim Rafuna – Kryetar i Dhomës së Tregtisë së Kosovës
15-Ines Muçostafa –  Kryetare e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë
16-Andi Dobrushi – Drejtor Ekzekutiv i OSFA

nis samiti be-ballkani perëndimor rama

Lini një Përgjigje