Gruevski është dënuar 5 herë për aferat kur ishte kryeministër dhe ju sekuestrua gjithçka, madje dhe selia e partisë. Për ironi edhe Meta po akuzon SPAK se kërkon t’i marrë partinë.
Ilir Meta duket se ka filluar të kuptojë fundin e hidhur që e pret. Në 30 vite ka bërë si i ka dashur qejfi, madje ka reklamuar luksin e shfrenuar pa ju dridhur qerpiku. Mirëpo tani duket se të gjithë haraçin që i ka marrë këtij populli duhet t'ia kthejë mbrapsht dhe ka dalë nga binarët. Ish-presidentin e ka kapur paranoja e burgut dhe ngjit malet, hipën majë hekurave, bërtet, shan, madje tani është drejt ndarjes dhe me gruan.
Por në të gjithë retorikën e Metës, është vënë re se ai ka përmendur disa herë Nikola Gruevskin, ish-kryeministrin maqedonas, tashmë në arrati. Meta e vlerësoi figurën e tij, duke pranuar se e ka mik. Është folur shpesh se ka pasur miqësi mes tyre, madje kur Gruevski u arratis doli dhe emri i Metës. Ai kaloi në territorin tonë drejt Malit të Zi dhe pati zëra se u ndihmua nga një politikan i fuqishëm.
Por duket se Metën e tmerron fati i Gruveskit. Vërtet ai u arratis në Hungari, por drejtësia maqedonase e telendisi. Ai është dënuar 5 herë për aferat kur ishte kryeministër dhe ju sekuestrua gjithçka, madje dhe selia e partisë. Për ironi edhe Meta po akuzon SPAK se kërkon t’i marrë partinë.
Një vit më parë një gjykatë në Maqedoninë e Veriut e dënoi me 6 vite burg Gruevskin, për shpërdorim të pushtetit për financimin e partisë së tij. Po ashtu Gjykata Penale e vendit urdhëroi edhe konfiskimin e selisë tetë-katëshe të partisë konservatore VMRO-DPMNE të Gruevskit në qendër të Shkupit, që u ndërtua gjatë kohës së tij në detyrë, dhe dhjetëra prona të tjera të partisë.
Gruevski u dënua për herë të parë në vitin 2018, për ndikim të paligjshëm ndaj zyrtarëve të ministrisë së Brendshme për blerjen e një makine të blinduar luksoze dhe u dënua me dy vjet burg.
Në vitin 2020, ai mori edhe 1 vit e gjysmë burg për orkestrimin e dhunës ndaj kundërshtarëve të tij politikë në vitin 2013. Në prill 2022, ai u dënua me 7 vjet për përdorimin e fondeve të partisë për t'u pasuruar. Më vonë pasoi një dënim i ri 9-vjeçar për të, pasi një gjykatë vendosi se ai urdhëroi prishjen e një ndërtese shumë milionëshe që i përkiste një rivali politik në Shkup në vitin 2011.
Ndërsa, kundër Gruevskit ka të paktën edhe një rast tjetër në pritje, për korrupsion të dyshuar, parregullsi zgjedhore dhe shpërdorim detyre.
Vetë Ilir Meta kur doli nga faza gjatë kohës që ishte President e përmendte disa herë Gruevskin. Madje mburrej se nuk do të arratisej si ai. “Dua t’i them zotit Soros, i uroj jetë të gjatë atij dhe të birit, të gëzojë miliardat e veta, se Ilir Meta nuk është Gruevski”, shprehej ai.
Mos vallë, Ilir Meta po e kupton se po shkon drejt të njëjtit fat si miku i tij maqedonas? Sado bërtet dhe akuzon, një gjë është e sigurt, dosjet në SPAK janë shumë dhe nuk do ja hedhë me një dënim. /Pamfleti
Lini një Përgjigje