
Sekretari për Aksionin Qytetar në grupimin e Rithemelimit, Klevis Balliu dhe Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi kanë reaguar pasi u proceduan penalisht nga policia pas tubimit të ditën së djeshme para godinës së Bashkisë.
Balliu shprehet se një veprim i tillë më shumë e motivon sesa e ndalon për të kërkuar drejtësi për shqiptarët.
Ai konfirmoi pjesëmarrjen në protestën e radhës të njoftuar për të premten në orën 11:00.
"Taulant Bego Yaris më paska proceduar pse protestoja kundër korrupsionit të Ndragetes. Taulant Droga dhe Lal-Ndrageta duhet të dinë se ky presion i shëmtuar nuk funksionon.
Më keni bërë mbi 500 procedime penale dhe jo vetëm që nuk më ndaluat, por më motivoni më shumë për të kërkuar drejtësi për shqiptarët.
Shihemi të premten ora 11:00, ku qytetarët do to të jenë kundër krimit dhe patjetër krimi do të humbë gjithmonë”, shkruan Balliu në rrjetet sociale.
Ndërsa Tedi Blushi tha se do jetë gjithmonë në ballë të protestave qytetare “me çdo çmim dhe sakrificë në mbrojte të interesit publik”.
Ai deklaroi se u procedua penalisht nga policia pasi u ndalua që të hyjë në Bashkinë e Tiranës për të kërkuar informacion lidhur me dhjetëra kërkesat e opozitës.
“Policia e Partisë më paska proceduar politikisht pse u pengova prej saj të ushtroj detyrën e Këshilltarit të Bashkisë së Tiranës duke më ndaluar me dhunë të hyj në Bashkinë e Tiranës për të kërkuar informacion lidhur me dhjetëra kërkesat e opozitës drejtuar këtij institucioni të shndërruar në modelin më keq të korrupsionit dhe inkriminimit.
Pronari faktik i inceneratorit të Tiranës dhe kryetari i organizatës kriminale 5D, Erion Veliaj, ministri i Bandave, Taulant Balla, përfshi shefin e tyre, Edi Rama ta harrojnë se do të më ndalin të mbroj interesin qytetar me të tilla kërcënime ordinere që nuk trembin askënd.
Me çdo çmim dhe sakrificë do të jem gjithmonë në ballë të protestave qytetare, në mbrojtje të interesit publik, në krye të çdo aksioni politik për shkuljen nga rrënjët të Regjimit të kalbur të “Rilindjes”! Më keni Ballë për Ballë!”, shkruan Tedi Blushi.
Lini një Përgjigje