TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Prill 2024, 15:15

Taksimi i profesioneve të lira, Tabaku: Nxit korrupsion, nuk i shërben fare ekonomisë

Shkruar nga Pamfleti

Taksimi i profesioneve të lira, Tabaku: Nxit korrupsion, nuk i shërben

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka treguar se si profesionet e lira do të denden me taksa.

Në rrjetet sociale, ajo argumentoi se një sistem i padrejtë taksimi nuk mund të ofrojë një Shqipëri më të mirë dhe një shoqëri më të drejtë. Ndaj taksimi i profesionistëve të lirë është një tjetër goditje për shtresën e mesme. Sipas Tabakut, nuk mund të jetë Shqipëria e modelit të korrupsionit.

Mijëra mesazhe nga të rinjtë, profesionistë të lirë që kanë filluar nga 1 prilli të marrin taksën e re të shtuar 30%-40% të xhiros.

Teknologjia e informacionit, ekonomi, dentistë, farmacistë; 30 mijë profesionistë të lirë të cilët janë duke paguar një taksë jo të drejtë, një taksë të pabarabartë, të një sistemi të pandershëm taksimi i cili nuk promovon punën, nuk nxit punën, por promovon dhe nxit korrupsionin.

Për këtë arsye kemi çuar një padi në Gjykatën Kushtetuese dhe shpresoj shumë që të gjithë profesionistët e lirë t’i bashkohen zërit kundër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Ne duhet patjetër që ta ndryshojmë këtë realitet. Ne duhet patjetër që të mbështesim shtresën e mesme, duhet të mbështesim inovacionin, të mbështesim punën.

Duhet të mbështesim këdo që do të sakrifikojë për të jetuar këtu. Nuk mund të jetë Shqipëria e modelit të korrupsionit!

Nuk mund të jetë Shqipëria e favorizimit dhe përjashtimit nga taksat dhe nga ana tjetër taksa të padrejta për ato që punojnë. Këtë realitet duhet të ndryshojmë dhe këtë sistem duhet të ndryshojmë”, shprehet Tabaku.

Lini një Përgjigje