TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Dhjetor 2025, 22:09

“Nëse vazhdojmë në këtë rrugë, në zgjedhjet e ardhshme përgjysmohemi”, deklarata e fortë e Berishës në Kryesinë e PD

Shkruar nga Pamfleti

“Nëse vazhdojmë në këtë rrugë, në

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka bërë një paralajmërim të fortë në mbledhjen e fundit të Kryesisë së kësaj partie. Berisha ka deklaruar se nëse PD vijon me këtë rrugë në zgjedhjet e ardhshme do të përgjysmohet.

Kjo gjë është pohuar nga Indrit Hoxha, përfaqësues i PD-së, i cili ka zbardhur detaje nga kjo mbledhje Kryesie.

Në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ai theksoi se diskutimet kanë të bëjmë me analizën e humbjes së zgjedhjeve të 11 majit dhe zhvillimet e fundit të SPAK ndaj qeverisë. Sipas tij nuk mund të bëhen të dyja njëkohësisht.

“Në dy mbledhjet e fundit të Kryesisë së PD-së diskutimi ka qenë do dalim të bëjmë analizë të thelluar mbi humbjen e Partisë Demokratikë apo për shkak të situatës politike dhe zhvillimeve të fundit të SPAK në raport me qeverisë ne do të dalim e të protestojmë.  Të dyja nuk mund ti bëjmë.

Në kryesinë e PD-së ka patur diskutime shumë të ashpra politike sesa këto që keni dëgjuar deri tani. Vetë kryetari i PD-së ka thënë që nëse në vazhdojmë në këtë rrugë, në zgjedhjet e tjera do të përgjysmohemi. Është thëne në mbledhjen Kryesisë.

A ka nevojë PD të ndryshojë, patjetër që ka nevojë. Salianji ka qenë i pari që midis analizës së kësaj ka thënë që duhet të protestojmë e më pas të vazhdojmë procesin e analizës. Jo vetëm Salanji por pjesa e madhe e Kryesisë kemi mbaj këtë qëndrim”, tha Hoxha.

1 Komente

  1. L
    Loni

    Beni gam gam kot.Kush e ndrysoj kodin zgjedhor ne 2008 ?Kush e beri tani prap.Doooktor ke pergjegjesi te madhe.E çave PD qe ne 2008.Te pelqeu Ilir Meta.Mbaje tani.Nuk i mbledh dot ti me.Jan ber si zogjt e korbit.Do ta haje dhe Saliani tani.

    Lini një Përgjigje