TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Dhjetor 2025, 21:59

“Berisha të largohet, 200 veta mbledh në shesh”, Balliu: Demokratët janë zhgënjyer nga arroganca e dyshes Vokshi-Noka

Shkruar nga Pamfleti

“Berisha të largohet, 200 veta mbledh në shesh”, Balliu:

Demokratët janë mërzitur me situatën në PD. Kështu ka deklaruar Alesia Balliu, e cila komentoi në “Të Pashoq” lëvizjet që kanë nisur Salianji, Alimehmeti dhe figurat e tjera.

Sipas saj figura si Berisha, Noka e Vokshi duhet të largohen.

“Janë njerëz që duan reformatimin e Partisë Demokratike, janë njerëz që duan të ketë një garë Partia Demokratike për të gjitha funksionet dhe jo vetëm për lidershipin. Edhe kryetarja e gruas zgjidhet me votë, qoftë Sekretari i Përgjithshëm zgjidhet me votë. Pra të ketë një garë të ndershme. Këtë po kërkojnë këto personazhe, në mënyrë që ta reformojnë dhe në mënyrë që Partia Demokratike nesër të jetë një opozitë e fortë dhe mos të jetë një opozitë qesharake siç është kjo që dalin me 200 veta në shesh. E kuptoj. Sepse njerëzit janë zhgënjyer nga lidershipi, janë zhgënjyer nga pazaret, janë zhgënjyer nga arroganca që transmetojnë dyshja Vokshi-Noka dhe pa diskutim edhe dy humbjet e Sali Berishës duhet të ketë një dorëheqje të parevokueshme, që do të thotë që ai të mos rigarojë në zgjedhjet e prillit për kryetar të Partisë Demokratike”, tha ajo.

 

Lini një Përgjigje