TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Dhjetor 2025, 22:09

"PD është kasolle"/ Duka debaton ashpër me Alibeajn: Turp! Po fyen ata me të cilët ke punuar

Shkruar nga Pamfleti

"PD është kasolle"/ Duka debaton ashpër me Alibeajn:

Cilësimi i Partisë Demokratike si kasolle nga ana e Enkelejd Alibeajt ka sjellë dhe reagimin e kreut të PAA, Agron Duka.

Duka kërkoi nga Alibeaj që të mos e përdorte këtë shprehje, pasi vetë ai ka qenë pjesë e Partisë Demokratike dhe ka punuar me ta.

Alibeaj e shpjegoi termin e përdorur duke thënë se dy partitë e mëdha u braktisën në zgjedhjet e pjesshme dhe morën minimumin historik të votave.

Pjesë nga debati:

Alibeaj: PD nuk është e djathtë në lidership, modalitet dhe SMS që çuan sot. Mund të jetë një lëvizje e vogël proteste brenda kasolles.

Duka: Nuk është kasolle, dy parti janë PS dhe PD, kasolle jemi ne të tjerët. Ne merremi me çështje agrare. U bë dy herë që i thua kasolle. Na dërrmon fare. Janë 500 mijë vota.

Alibeaj: Kur ishe me Bashën vetëm për 30 mijë vota u ndamë.

Duka: Po pra por nuk kishte ndarje. Mos i thuaj kasolle. Fyen dhe militantët.

Alibeaj: Raportet me njerëzit nuk mi tregon ti Agron. Ka shumë shqiptarë të pakënaqur me qeverinë dhe duhet ti flasim. Pse është kasolle. Shih rezultatin në 9 nëntor. Mori dërrmën PS në bastionet e veta. Ishte një kambanë për refuzimin ndaj pushtetit. PD doli me 2-3% prandaj është kasolle.

1 Komente

  1. L
    Loni

    Jo kasolle por barange me llamarine te ndryshkur eshte katandisur.

    Lini një Përgjigje