TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Nëntor 2024, 12:38

Ndalimi i TikTok, Rama takim me prindër: Varësi si droga! Nëse i jepni një telefon fëmijës, i keni dhënë një rrugaç

Shkruar nga Pamfleti
Ndalimi i TikTok, Rama takim me prindër: Varësi si droga! Nëse i
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu kanë vizituar shkollën “Janaq Kilica” ku po vijojnë takimet këshilluese me prindërit për kufizimin e rrjeteve si TikTok dhe Snapchat.

Kjo fushatë synon të adresojë ndikimin e rrjeteve sociale si TikTok dhe Snapchat te fëmijët dhe të rinjtë, duke promovuar ndërgjegjësimin për rreziqet dhe pasojat e tyre.

Gjatë takimit, Rama theksoi shqetësimet lidhur me ndikimin e këtyre platformave tek fëmijët, duke etiketuar edhe Parlamentin si një nga nxitësit kryesorë të dhunës në rrjetet sociale.

'Furtunë e përditshme lajmesh pjesa më e madhe e të cilave janë gjysmë të vërteta, një lum i madh njerëzish që flasin, që debatojnë, por që nuk debatojnë por zihen, komunikim në mexhelis përmes ekraneve që është shqetësues që kulmon aty ku normalisht duhet të kishte si minimum një etikë komunikimi salla e parlamentit në gjithë këtë atmosferë të mbingarkuar që është pasqyrë e deformuar e realitetit.

Fakti që problemet reale nuk diskutohen nga problemet merren spunto për të hedhur në mexhelis sa më shumë material në favorin tënd dhe kundër tjetrit bën që shoqëria të jetojnë një lloj tensioni artificial por është tension dhe prodhon vështirësi në të gjithë marrëdhënien. Në këtë hynë fëmijët që jetojnë në dy botë paralele. Nëse janë më pak të afektuar nga bota paralele e mediave, por tensionin e marrin përmes të rriturve, të afektuar përmes klasës, shtëpisë, tik tok apo Snap Chat.', tha Rama.

Rama theksoi se kur “prindërit i blejnë fëmijës një telefon, i kanë dhënë një rrugaç për shok”.

“Krijojnë varësi si droga, ia tërheq telefonin nga dora ke të bësh me një person që tjetërsohet, që s;ka përqëndrim, që ti thuash të lësh telefonin e kap librin është si t’i thuash je i arrestuar. Efekti tjetër është se çfarë qetësie ke ti si prind kur e le në telefon, duket si normale, por është gjëja më e frikshme. Futesh në restorant, lokal e shikon prindër, që i vendosin iPhone përpara, janë në karroca s’dinë të flasin, ia heq fillon klithma. Kjo botë është një forcë e re në jetën e familjes dhe të shkollës.

Nuk është më mësuesi, nxënësi, prindi, por është edhe ky tjetri, një hije që të shoqëron. Në rastin e fëmijës, ajo hija i thotë të kundërtat e asaj që thotë mësuesi e prindi.

Nuk ekziston asgjë nga ato që mësuesi thotë, marrin frymëzim tjetër komplet. Në momentin që i jep fëmijës telefonin dhe nuk e kontrollon, çfarë shikon, mendoj që prindërit kur fëmijës i blejnë një telefon, i kanë dhënë një rrugaç për shok. Mund ta kem të ekzagjeruar, por rrjetet sociale që i përdor për shkak të detyrës, por kështu e shikoj telefonin në dorën e një fëmijëve dhe sidomos adoleshentëve. TikTok, po ashtu”, tha Rama.

 

kryeministri edi rama

Lini një Përgjigje