
“Po me thonë dil e festo me neve 28 nëntorin, ditën zyrtare të kolonializmit Rothschildo- Europian mbi tokat e Arnautit, unë nuk kam ndërmend të festoj ditën zyrtare të kapitullumit”
Në një ditë si 28 Nëntori, ku atmosfera e festës kombëtare kalon thuajse të gjitha shtresat e shoqërisë, pa dallime politike, krahinore apo ideologjike, ka një kënd, që synon ti prishë këto festa.
Këto janë jo thjeshtë individ apo grupe, por një komunitet i organizuar politikisht, financiarisht e logjikisht, që njihen si “Islami politik” në Kosovë e Maqedoninë e Veriut, ndërsa në Shqipëri njihen si erdoganistët. Në realitet nuk janë vetëm erdoganistët, pasi ka edhe grupe të tjera propagandistësh, ku nuk përjashtohen klerikët.
Përveç Komunitetit Musliman Shqiptar, që fanatikët i akuzojnë si gylenistë, shumë pak nga klerikët zyrtarë, pra imamët në vend kanë bërë një urim formal për festën e pavarësisë.
As Ahmet Kalaja, që drejton një nga xhamitë më të populluara në Tiranë, siç është ajo e Dine Hoxhës në rrugën e Kavajës, as imami Tiranës, Gazmend Teqja. I vetmi që bëri një urim korrekt është Elvis Naçi, imami i xhamisë së Tabakëve.
Ndërkaq, situata është më keq se kaq, pasi ka ideologji dhe koncepte që shtyjnë besimtarët të mos besojnë në komb. Mbahen mend vidiot e imamit të Kosovës Mazllam Mazllami, që e quajti flamurin kuqezi një “leckë”, apo deklaratat e famëkeqit Shefqet Krasniqi që shan si rrugaç shenjtoren Nënë Terezë apo heroin Kombëtar, Gjergj Kastrioti.
Ky qëndrim është jo thjesht një ideologji apo platformë, por një bandë e vërtetë e organizuar antikombëtare. Bandë që nis me ideologët dhe përfundon me trollet sociale që fyejnë me fjalët më të tmerrshme simbolet kombëtare, figurat dhe heronjtë tanë.
Justinian Topulli, një nga personazhet më të ekuilibruara të islamit politik shqiptar, i cili në qëndrime dhe deklarata është vërtetë i moderuar dhe i ditur, rreket të përmbysë aksiomën e vjetër të islamit tradicional kombëtar “Fe dhe atdhe” që është lançuar nga emrat më të mëdhenj të ulemës që ishte pjesë e Rilindjes kombëtare, nga Hafiz Ali Korça, Hafiz Ibrahim Dalliu, Iljaz Bej Mirahori, Haxhi Vehbi Dibra, kreu i Parlametit të parë shqiptar etj etj.
Topulli, shkruan në një ‘pamflet’ të tij se nuk është atdheu i pari në prioritetet e një muslimani, por feja.
“Feja në përgjithësi, cilado qoftë ajo, i përgjigjet pyetjeve ekzistenciale që ka çdo njeri në jetë, kush jam, nga vij, pse jetoj, ku do të shkoj, çfarë ka përtej kësaj bote...etj., pyetje, të cilat janë të njëjta për të gjithë njerëzit, pavarësisht kombit apo origjinës që i përkasin. Drama e ekzistencës njerëzore është e njëjtë për të gjithë, ajo është individuale dhe vjen logjikisht para çdo përkatësie, cilado qoftë ajo, etnike, kombëtare, sociale, etj. Kështu që sipas këtij rendi logjik, përkatësia kombëtare, etnike dhe të tjerat dalin në plan të dytë”, shkruan ndër të tjera Topulli në qasjen e tij teorike.
Teologu i shkollës arabike të Medinës, sjell një ideologji që është munduar prej 34 vitesh të zërë vend tek ne, por që ka sjellë vetëm krijimin e një trupe fanatikësh dhe indiferencën e të tjerëve.
Por nuk mjafton me kaq, pasi mendimet, qofshin edhe të ndryshme nëse shtrohen me qetësi, janë normale.
Ka pjesë të jeniçerëve social në rrjete që tentojnë ta quajnë shqiponjën e flamurit si pjesë e Rusisë, apo të flasin për falsitet të identitetit shqiptar.
“Po me thonë dil e festo me neve 28 nëntorin, ditën zyrtare të kolonializmit Rothschildo- Europian mbi tokat e Arnautit, unë nuk kam ndërmend të festoj ditën zyrtare të kapitullumit”, shkruhet në një nga shpërndarjet virale mes fanatikëve të islamit politik në rrjete.
Ndërkaq, nëse shikon veprimtarinë e këtij komuniteti mjaft miks, ka shumë llogari që i thirren aleancës me Rusinë, Iranin, e që në fund janë ndikim rus kokë e këmbë. Ndikim që ka zënë rrënjë prej kohësh tek një pjesë e besimtarëve që i marrin shabllon këto ideologji. Që financohen nga Stambolli, Rijadi, Katari, Beogradi apo Moska./Pamfleti
Lini një Përgjigje