TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Nëntor 2024, 10:35

80 vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit homazhe në Varrezat e Dëshmorëve mes reshjeve të shiut

Shkruar nga Pamfleti
80 vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit homazhe në Varrezat e
Edi Rama

Si çdo vit në 29 Nëntor, kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Varrezat e Dëshmorëve për të përkujtuar 80 vjetorin e Çlirimit të vendit.

I shoqëruar nga presidenti Begaj, anëtarë të tjerë të kabinetit, deputetë dhe përfaqësues të shoqatave të veteranëve dhe kreu i qeverisë ka vendosur kurora me lule në monumentin “Nënë Shqipëri”.

Duke u përulur me respekt para kujtimit të tyre, ata vendosën kurora me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.

Shqiptarët kremtojnë sot 80-vjetorin e Çlirimit të Atdheut, njëkohësisht ditë kujtese e sakrificës sublime të mijëra të rinjve e të rejave që ranë heroikisht në emër të lirisë.

Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria ishte e pushtuar, fillimisht nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria u pushtua nga forcat gjermane.

Pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, qyteti i Shkodrës ishte i fundit që u çlirua.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore shqiptarët u radhitën në krah të koalicionit antifashist dhe zhvilluan luftë çlirimtare.

edi rama

Lini një Përgjigje