TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Nëntor 2024, 11:43

29 nëntori, Begaj homazhe në varrezat e dëshmorëve: Sakrifica e tyre, amaneti ynë!

Shkruar nga Pamfleti

29 nëntori, Begaj homazhe në varrezat e dëshmorëve:

Presidenti Bajram Begaj, ka zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.

Begaj nderoi të rënët për atdhe, duke thënë se sakrifica e tyre është amaneti ynë.

Kreu i shteti gjithashtu thotë se 80 vite më parë vendi ynë doli trimfues në luftën kundër fashizmit dhe nazizmit, i rreshtuar në anën e duhur të historisë.

 “80 vite më parë vendi ynë doli trimfues në luftën kundër fashizmit dhe nazizmit, i rreshtuar në anën e duhur të historisë.

Mijëra shqiptarë, djem e vajza të vendit tonë, gjatë Luftës së Dytë Botërore sakrifikuan gjënë më të shtrenjtë, jetën, për diçka që ata e kishin edhe më të shtrenjtë, lirinë.

Sot i përkujtojmë më mirënjohjen më të thellë dhe u përulemi me respektin më të madh.

Sakrifica e tyre është amaneti ynë. Aspirata e tyre për liri mbetet detyrimi ynë për një Shqipëri të lirë e të përparuar.

Lavdi përjetë Dëshmorëve të Atdheut!”, shkruan Begaj në një postim.

29 nentori

Lini një Përgjigje