TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Qershor 2023, 19:00

“Natën ndan favoret, ditën sulmon”, Basha i përgjigjet Berishës: Boll me shpifje, ke 30 vite që përdor PD-në për interesat e tua

Shkruar nga Pamfleti
“Natën ndan favoret, ditën sulmon”, Basha i
Basha në njësinë 8

Lulzim Basha u është përgjigjur sulmeve të Sali Berishës. Dje dhe sot ky i fundit ka rifilluar me akuzat ndaj ish-kreut demokrat, i cili duket se ka dhënë sinjale se kërkon kreun e PD. Basha u ndal në njësinë numër 8 në Tiranë, teksa e akuzoi Berishën se është në pazar me Ramën.

Zhvilluam një bisedë të hapur dhe të drejtpërdrejtë, ku i’u përgjigja pa asnjë hezitim pyetjeve, interesit dhe shqetësimeve të tyre të natyrshme pas një viti heshtje nga ana ime dhe të mbushur me shpifje e mashtrime nga ai që, për interesa personale dhe të familjes së tij, vendosi të godasë Partinë Demokratike. Për të mbuluar dështimin dhe izolimin e tij, ka rinisur të njëjtat sulme, atë që bën ndaj kujtdo që nuk e kontrollon dot. Natën ndan favoret, lejet e ndërtimit, tenderat, përmes oligarkëve të përbashkët me Edi Ramën, ditën del dhe akuzon të tjerët”, shkruan Basha në rrjetet sociale.

Më tej Basha e ka bërë të qartë se synon rikthimin. Sipas tij, ka ardhur koha për një opozitë që të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo të Berishës. më tej ai tha se PD nuk mund të dalë kundër SHBA, por duhet të jetë në krah të tyre.

Ndryshe nga ai që është shkaktari i kësaj situate në PD, pasi është shpallur non grata nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë, unë bëra një hap pas, sepse nuk doja një luftë të brendshme, i bindur se prej saj përfitojnë vetëm kundërshtarët! Por ja ku jemi. Asgjë s’ka ndryshuar, madje situata është edhe më keq për demokratët dhe shqiptarët. Prandaj e ndjej për detyrë t’i përkushtoj energjitë e mija tek një opozitë në shërbim të njerëzve dhe jo interesave të një grupi që ka 30 vjet që përfiton prej saj. Demokratët sot janë më të qartë se kurrë, që nuk mund të fitojnë pa një aleancë me SHBA, Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Europian, dhe se hallet personale nuk mund të kthehen në pengesë për demokratët dhe shqiptarët që duan ndryshimin”, tha ai.

Situata në PD është ndezur ditë e fundit dhe Berisha ka shpërthyer në sulme e akuza ndaj Bashës dhe Alibeajt. Madje ai sot tha se është gati të negociojë me të gjithë, përveç dy personave në fjalë.

basha pd berisha

Lini një Përgjigje