TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Qershor 2023, 18:03

Benet Beci nis punën me pastrimin e Shkodrës: Aksion në të gjithë qytetin

Shkruar nga Pamfleti

Benet Beci nis punën me pastrimin e Shkodrës: Aksion në të

Benet Beci ka nisur nga puna për të ndryshuar fytyrën e Shkodrës. Ai u zgjidh kryetar bashkie në Shkodër dhe një prej problemeve kryesore në këtë qytet është ndotja. Për këtë arsye Beci e ka nisur punën me pastrimin e qytetit.

Statusi i Becit në rrjetet sociale

Për një Shkodër të pastër!

Të dashur bashkëqytetarë,

duke nisur nga dita e nesërme, e shtunë 10 qershor 2023, zonat e Velipojës, Ura e Bunës, Shiroka dhe Zogaj do të përfshihen në një aksion pastrimi. Kjo ndërhyrje do të realizohet me përfshirjen e Forcave të Armatosura, si bashkëveprim mes Ministrisë së Turizmit e Mjedisit, Ministrisë së Mbrojtjes, Perfektit dhe Bashkisë Shkoder.

Me synim mbrojtjen e mjedisit e shëndetit të njerëzve dhe si domosdoshmëri për  mbarvajtjen e sezonit turistik, aksioni do të përfshijë:

*pastrimin e skarpateve në të dy anët e Urës së  vjetër të Bunës.

*pastrimin e përroit Qendër- Shirokë.

*pastrimin e mbetjeve të hedhura përgjatë rrugës Shirokë -Zogaj.

*pastrimin e mbetjeve sipërfaqësore në Vilu, në zonën e hidrovorit në Velipojë

*sistemimin e territorit dhe mbulimi i sipërfaqes

*pastrimin e inerteve të objekteve të prishura nga IKMT (IMVT).

Mbarëvajtja e këtij aksioni disa ditor ka nevojë për mirëkuptimin e qytetarëve. Unë  kam besim të plotë se të gjithë duam një Shkodër të pastër, ndaj jo vetëm në aksione të këtyre përmasave, por çdo ditë, vëmendja e shtuar e secilit prej nesh na siguron  cilësi më të mirë jetese dhe mbrojtje të mjedisit. Faleminderit!

beci shkodra

Lini një Përgjigje