TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Maj 2025, 20:49

Nard Ndoka: Opozita të mos sillet si muze, Berisha s’mund të jetë arkivist i së shkuarës

Shkruar nga Pamfleti

Nard Ndoka: Opozita të mos sillet si muze, Berisha s’mund të

Nard Ndoka, kreu i PDK-së, një prej aleatëve të Partisë Demokratike, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se opozita nuk ka luksin të sillet si muze.

Ndoka shprehet se përballë një sistemi të korruptuar deri në palcë, i projektuar për të ruajtur pushtetin, duhet një lëvizje për çlirim kombëtar. Madje, Ndoka i sugjeron Sali Berishës, kreut të PD-së, që të jetë një misionar i një përballjeje pa kompromis me regjimin.

Reagimi nga Nard Ndoka

Harroni zgjedhjet e lira sa kohë Rama është në pushtet!

Nuk ka opozitë që fiton në një garë të manipuluar nga një sistem i kalbur!

PS nis me +15 deputetë në Fier e Vlorë — loja është e paracaktuar!

Kush nuk e kupton këtë, është ose naiv, ose pjesë e problemit.

Ky sistem është i korruptuar deri në palcë, i projektuar për të ruajtur pushtetin, jo për të reflektuar vullnetin e popullit!

S’ka zgjedhje të ndershme pa rrëzuar këtë regjim!

Zgjidhja?

Qeveri teknike, reformë zgjedhore të vërtetë dhe mbikëqyrje ndërkombëtare reale.

Pa pastruar terrenin, çdo “zgjedhje” është vetëm një teatër politik me fitues të paracaktuar.

Berisha nuk duhet të jetë arkivist i së shkuarës, por misionar i një përballjeje pa kompromis me këtë regjim!

Opozita nuk ka luksin të sillet si muze, por si lëvizje për çlirim kombëtar politik!

Koha e iluzioneve mbaroi – fillon koha e veprimit!

Lini një Përgjigje