TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Maj 2025, 11:52

"Na morën në qafë", Dash Sula tregon përplasjen me Berishën: Iu luta me dorë në zemër, mos me Nokën!

Shkruar nga Pamfleti
"Na morën në qafë", Dash Sula tregon përplasjen me
Berisha, Noka, Shehu

Ish deputeti Dashamir Sula, ka rrëfyer në një intervistë për gazetarin Dritan Hila një moment të rëndësishëm që, sipas tij, mund të kishte ndryshuar rrjedhën e zhvillimeve brenda PD-së.

"Unë i jam drejtuar me dorë në zemër Berishës. I kam thënë: ‘Doktor, të lutem, mos dëgjo këta që ke afër’", tha Sula, duke shtuar se kjo bisedë kishte ndodhur përpara se Sali Berisha të vendosej në arrest shtëpie.

Sula theksoi se paralajmërimi i tij për Berishën ishte i qartë: "I thashë: ‘Mos na e lër partinë në dorë të Flamur Nokës se na morëm qafë.’ Por Berisha nuk më dëgjoi dhe ja ku jemi sot."

"Unë i jam drejtuar me dorë në zemër Berishës, i kam thënë: “Doktor të lutem mos dëgjo këta që ke afër.” 

Këtë ia thashë atëherë ku nuk kishte kaluar ende në arrest shtëpie. Sali Berisha sot po të ishte në arrest shtëpie unë s'do flisja më sot. 

Do thosha: “S'ka faj ka qenë në arrest shtëpie, prandaj humbi zgjedhjet. I humbën këtë zgjedhjet.” Po atëherë i thashë: “Mos na e lër partinë në dorë të Flamur Nokës se na morëm qafë.” Por Berisha nuk më dëgjoi dhe ja ku jemi sot”, tha Sula.

Deklaratat e tij vijnë në një moment reflektimi për rezultatet zgjedhore dhe drejtimin e Partisë Demokratike.

 

dash sula tregon përplasjen me berishën

Lini një Përgjigje