TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Maj 2025, 09:51

Macron 'i bie derës' së Ramës për të dytën herë; ç’po fshihet pas buzëqeshjeve diplomatike?

Shkruar nga Pamfleti
Macron 'i bie derës' së Ramës për të
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Rama

Marrëdhënia e Shqipërisë me Francën ka hyrë në një fazë të re.

Kështu deklaroi ditën e sotme kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin francez Emmanuel Macron, teksa foli edhe për marrëveshjet e nënshkruara mes dy vendeve.

“Është një nder i veçantë, por edhe një ndjesi e jashtëzakonshme mbarësie që në një kohë kaq të shkurtër presidenti i Francës riviziton Shqipërinë dhe qëndron për një tjetër vizitë bilaterale, gjë që na jep shumë krenari, por dhe shumë mirënjohje për këtë shtysë të fortë nga ana e presidentit dhe republikës së Francës në marrëdhëniet me Shqipërinë që kanë hyrë në një fazë të re dhe të panjohur më parë. Kemi këtë herë bërë një bilanc të punëve të realizuara pas vizitës së parë historike të presidentit që ishte i pari kryetar shteti i Francës që viziton Shqipërinë dhe kemi vazhduar të nënshkruajmë marrëveshje të tjera për të thelluar bashkëpunimin në fushat e paracaktuara edhe në marrëveshjen kuadër midis dy qeverive. Privilegj i veçantë që Shqipëria mikpret Komunitetin Politik Evropian dhe që së bashku me presidentin dhe një grup vendesh e kemi shtyrë këtë projekt të Komunitetit në pikën ku tanimë ka konsensus të plotë nga të gjithë vendet përbërëse.”

Pas samitit të Komunitetit Politik Europian, presidenti i Francës Emmanuel Macron po zhvillon sot një vizitë zyrtare në vendin tonë. Mëngjesin e sotëm Presidenti Macron i shoqëruar edhe nga mbasadorja Franceze në Tiranë u prit në kryeministri nga kryeministri Edi Rama.

Kjo është vizita e dytë zyrtare e presidentit francez në pak kohë, por e para e shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Brigitte.

Ditën e djeshme u nënshkrua dje edhe deklarata e bashkëpunimit për Planin e Veprimit për Inovacionin Francë-Shqipëri, e cila ndër të tjera i jep dritën jeshile “Ecole 42”, shkollës prestigjioze franceze të kodimit, ndërsa sot memorandumi për një projekt turizmi në Korçë.

Tani të presim ditët në vazhdim, çfarë do të marrë Franca në këmbim të kësaj mbështetje për Ramën dhe Tiranën zyrtare!

 

macron- rama korçë

Lini një Përgjigje