TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Maj 2025, 09:39

Rama dhe Macron nëshkruajnë memorandum për turizmin, Korça në qendër të marrëveshjes

Shkruar nga Pamfleti
Rama dhe Macron nëshkruajnë memorandum për turizmin, Korça
Kryeministri Edi Rama bashkë me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron

Kryeministri Edi Rama bashkë me Presidentin e Republikës Franceze, Emmanuel Macron kanë nënshkrur sot Memorandumin për turizmin e qëndrueshëm në rajonin e Korçës.

Pritet që ata të mbajnë konferencën e përbashkët për shtyp, moment që shënon dhe përmbylljen e vizitës zyrtare të Macron në vend.

Dje në Tiranë u mbajt Samiti i Komunitetit Politik Evropian që bëri bashkë rreth 53 udhëheqës të vendeve anëtare ose jo të Bashkimit Evropian. Në fokus të diskutimeve ishte situata në Ukrainë.

Ndërkohë sot në Tiranë mbahet edhe Samiti Ekonomik Ndërkombëtar, kur Rama dhe Macron do të mbajnë po ashtu fjalën e tyre. Në samtin e sotëm do të jetë i pranishëm dhe dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner dhe ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi.

 

Lini një Përgjigje