Samiti i Komunitetit Ekonomik Ndërkombëtar “Future Investment Initiative Europe” do të mbahet sot në Tiranë, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku 'i ftuari special' është Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump
Në samit, dhëndri i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, Jared Kushner do të flasë si CEO dhe themeluesi i “Affinity Partners”.
Në axhendën e mëposhtme thuhet se fjalimi i tij pritet të mbahet mes orës 10:05 dhe 10:25 të ditës së sotme.
Më pas do të jetë edhe kryeministri Edi Rama që do të mbajë fjalimin e tij dhe gjithashtu edhe presidenti francez, Emmanuel Macron.
Pjesëmarrës në këtë samit është edhe senatori italian dhe ish-kryeministri Matteo Renzi.
Në këtë edicion special të samitit do të diskutohen 8 fusha kyçe: Fragmentimi dhe gjeoekonomia, siguria dhe pavarësia energjetike, inteligjenca artificiale dhe robotika, kujdesi shëndetësor, industria e prodhimi, tregtia, turizmi dhe inovacioni në sipërmarrje.
Ndërkohë presidenti francez është pritur mëngjesin e kësaj të shtune në kryeministri nga Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij zyrtare që po mban në vendin tonë.
Kjo është vizita e dytë zyrtare e presidentit francez në pak kohë, por e para e shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Brigitte.
Macron shoqërohej nga ambasadorja franceze Catherine Suard teksa mbërriti në kryeministri. Dy liderët po mbajnë një takim dypalësh ndërsa më pas do të firmosen edhe disa marrëveshje në fushën e mbrojtjes, turizmit dhe prodhimit të energjisë. Vizita zyrtare e Macron do të vijojë me një deklaratë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, e cila është parashikuar në orën 10:00-10:15.
Të dy udhëheqësit do të flasin edhe në forumin ndërkombëtar “Iniciativa e Investimeve të së Ardhmes”, ku do të jetë i pranishëm edhe dhëndri i Trump dhe ish-kryeministri italian Matteo Renzi./ Pamfleti
Lini një Përgjigje