TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Dhjetor 2025, 18:06

Murrizi “siluron” Berishën: Jo vetëm që nuk e pastroi PD-në, por nuk ka lënë m... pa futur në parti

Shkruar nga Pamfleti

Murrizi “siluron” Berishën: Jo vetëm që nuk e pastroi

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka sulmuar fort kreun e PD Sali Berisha, duke i kujtuar premtimet e pambajtura.  

Sipas tij, ka kaluar mbi një vit që kur Berisha doli nga arresti i shtëpisë dhe jo vetëm që nuk e pastroi PD-në nga llumi, por e ka bërë akoma dhe më keq, ku sipas tij, tani era është aq e fortë sa nuk ikën më.

U mbushën një vit e dhjetë ditë nga data 27 nëntor i vitit 2024, kur z. Berisha doli nga arresti i shtëpisë dhe përpara PD deklaroi: Zoti ka thënë që të kthehem unë, duhet të pastroni shtëpinë ne do ta pastrojmë shtëpinë tonë.

Mirëpo, prej 375 ditësh jo vetëm që nuk denjoi të kapë kurrë “fshesën” me dorë, por mori lopatën dhe nuk la m… pa futur brenda shtëpisë që do pastronte.

Tani që u mësuan me këtë erë, nuk ka botë komunale që mund ta pastrojë.

Në vend të revolucionit të shtatorit, ka nisur faltorevolucion i dhjetorit”, shkruan Murrizi.

1 Komente

  1. B
    B.A

    Do e pastroj po e ka bërë shumë pisë ,ndaj filloji foltoren 2

    Lini një Përgjigje