TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Dhjetor 2025, 10:00

Drejtorët e ARRSH e KESH në arrest, Rama sulmon SPAK: Pezullimi i Ballukut brutal, 2 institucione kyçe pa kokë

Shkruar nga Pamfleti

Sipas Ramës, pezullimi alogjik i ministres Balluku e bën të pamundur zëvendësimin e krerëve të ARRSH-së dhe KESH-it.

Drejtorët e ARRSH e KESH në arrest, Rama sulmon SPAK: Pezullimi i
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për pezullimin nga detyra me vendim të GJKKO-së, të zëvendëskryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Ai përsëriti edhe njëherë se ankimi që ka bërë në Gjykatën Kushtetuese nuk është betejë politike, por institucionale.

Pezullimi i Ballukut

Kreu i qeverisë tha se arsyeja pse ka ankimuar në Gjykatën Kushteteuse masën e sigurisë të vendosur ndaj Ballukut, është sepse sipas tij ky veprim, që “de jure” quhet pezullim, “de facto” është nënshtrim brutal i ekzekutivit.

"Edhe njëherë dua të ritheksoj qëndrimin tim lidhur me domosdoshmërinë e moscenimit të parimit themelor të ruajtjes së balancës mes pushteteve kushtetuese në Republikën e Shqipërisë.  

Edhe njëherë, dua ta theksoj, se ankimimi që kam bërë në Gjykatën Kushtetuese nuk është një betejë politike, nuk është as një kundërvenie ndaj drejtësisë, nuk është as një presion mbi këdo qoftë, përfshirë edhe këto shpjegime, të cilat janë të domosdoshme për ata që më kanë besuar privilegjin e udhëheqjes së këtij vendi, por është një betejë institucionale, një betejë themelore për mbrojtjen e kufijve mes pushteteve dhe për moslejimin e marrjes së kompetencave ekskluzive të kryeministrit, qeverisë dhe parlamentit nga një prokuror e një gjykates, një precedent kërcënues për demokracinë, në kuptimin më të drejtëpërdrejtë të fjalës dhe krejt i panjohur në Europë dhe në krejt botën demokratike. 

Ky veprim, që “de jure” quhet pezullim, por “de facto” është nënshtrim brutal i ekzekutivit, sjell përditë pasoja pas pasojash.", tha Rama.

Dy institucione kyçe pa kokë, drejtorët e ARRSH dhe KESH në arrest

Si argument të ri të pasojave që sjell pezullimi i Ballukut në qeverisjen e vendit, kryeministri Rama solli edhe bllokimin e punës së Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Korporatës Elektroenergjike Shqiptare, pasi 2 drejtorët përkatës të këtyre 2 institucioneve ndodhen në arrest shtëpie me kërkesë të SPAK dhe vendim të GJKKO-së. Numri një i ekzekutivit thotë se i vetmi ministër në kabinetin qeveritar që mund të emërojë drejtuesit e ri të ARRSH dhe KESH është ministrja e Energjisë dhe Infrasktuturës, por që momentalisht është në pamundësi për të ushtrimit të detyrës.

"Arsyeja, pse unë i ndaj disa shembuj me publikun, është për t’u kuptuar deri në fund se çfarë ka ndodhur, çfarë po kalojmë dhe çfarë po përpiqemi dhe po përpiqem të bëj, përmes adresimit të kësaj problematike befasuese dhe të befasishme në Gjykatën Kushtetuese, dhe të ndaj, jo vetëm pasojat, por edhe dëmet  që mund të bëhen të pallogaritshme.

Ja për shembull, janë vendosur në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH-it.  Nuk ka asnjë rëndësi se si i mendoj unë arsyet e këtyre ndalimeve, se kjo po, kjo është punë e prokurorit dhe gjykatësit - për sa kohë, siç kanë konstatuar me shqetësim më shumë sesa një herë autoritetet e Këshillit të Europës, paraburgimet e arrestet e shtëpisë, pa gjyq, janë bërë “bukë e djathë” në Shqipëri. Por fakti është se ata nuk hetohen në gjendje të lirë, dhe kështu cila është pasoja? Pasoja është se lihen pa kokë edhe dy institucione të tjera kyçe për vendin, të cilat mbulojnë infrastrukturën kombëtare të rrugëve dhe infrastrukturën kombëtare të energjisë. Mirëpo, pse kjo pasojë tani është e lidhur drejtëpërdrejtë me pezullimin dhe pse kjo pasojë tani bëhet e pariparueshme, për sa kohë pezullimi, jo vetëm antidemokratik, por edhe alogjik i një anëtari të kabinetit, e bën të pamundur zëvendësimin e tyre, pasi ligji nuk ia jep askujt tjetër, përveç autoritetit ekskluziv të ministrit edhe të drejten e këtyre emërtesave. Kaq e thjeshtë është pse ministri nuk mund të pezullohet si të ishte një funksionar publik i çfarëdolloj niveli tjetër

Ka një devizë, ne e kemi ndjekur si postulat: Mos ndërhy në punët e drejtësisë. Por, nga ana tjetër, kjo ndërhyrje brutale në trupin e qeverisë është një këmbanë alarmi, që duhet dëgjuar deri në fund, për të mos u përsëritur më kurrë. Dhe kështu, duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe duke rivendosur në pozicionet kushtetuese njëri-tjetrin, ndihmojmë Shqipërinë, ndihmojmë konsolidimin dhe modernizimin e shtetit shqiptar.", tha Rama në podkastin e tij “Flasim”./ Pamfleti

pezullimi i ballukut rama drejtorët e arrsh e kesh në arrest

14 Komente

  1. ?
    ?

    Ça do me thënë që kanë ngelur institucionet pa drejtues? Ke vënë hajdutë dhe abuzues me detyrën, normalisht që do pezullohen se prishin provat.

    1. R
      REKOMANDON

      Sa më shumë që flet Rama, pyetjet në mendjen time shumohen dhe kurioziteti kulmon! Pse janë të domosdoshëm këta drejtues? të pazëvendësueshëm? A mund ta justifikojë Rama? A mund ta krahasojë sjelljen e tij të kaluar me të tashmen? Pse është Ahmetaj jashtë vendit? Pse janë të tjerët në burg? Çfarë ka të veçantë Belinda?

      1. P
        Petriti

        Belaja te jape dorreheqjen si kudo ne evrope e boten demokratike. Ne momentin qe gjyqesori merr te pandehur nje drejtues politiko adminisrativ, ky i fundit jep dorreheqjen automatikisht. Turp nga Kryeministri qe mbron pa asnje argument te vlefshem, korrupsionin dhe trafikun e influences se qeverise se tij. Trafiku i influences nuk eshte as politike e as diplomaci por vetem vjedhje arrogante e te mirave dhe interesit publik.

        1. s
          spakisti

          a more shoku Rame... po ku kupton ti ndarjen e pushteteve...gjyqsori eshte pikerisht per te kontrolluar ty dhe ata qe menaxhojne leket e taksave te shqiptareve.. Dmth ti thua qe pezullim nga posti zyrtar jo, arrest shtepie po...tani qe i ke te gjeta numrat ne kuvend, kto qe te pelqejne ti thuash ne media, shkruaj ne ligje. Po si ste vjen turp more, kaq e pa zevendesueshme jane keta qe kane bere kerdine.. duhet me i than falemindertit spakut dhe gjykates qe ngriti nje akuze qesharake njesoj sic ja ka vendos edhe atyre te shkreteve , anetareve te komisionit te vleresimit te ofertave qe kan firmos edhe nga padijenia, edhe per te mbajtur vendin e punes per nje rroge 500 euro ne muaj.. Aty ka grup te strukturuar kriminal more pallosh i gjate, por per momentin nuk po veprojne se skan cte bejn ata te spakut.. i nxirni ne rruge ju...

          1. Q
            Qytetari i Tironës

            Pse gjen pretekse dhe nuk i zëvendeson Ballukun dhe të tjeret ?! Kaq e veshtirë eshte kjo ?! Kur në Shqipëri janë me mijera më të mirë se këta bile edhe më të mirë se vet ky Rama ! Siç duket e kujton veten të pazevendesueshem dhe zagaret e tij po ashtu!

            1. D
              Drejtesia hyjnore

              Haha janë të pazëvendëzueshëm. Si duket nuk ka hajdutë më të mëdhenj për ti zevëndësuar...

            2. e
              eni

              Eshte thjesht nje reagim i turpshem. Sa me shume prononcohet me shume e demaskon veten. Por me sa duket nuk ka rruge tjeter. Belinda nuk eshte per ti shitur. Keta jane bande.

              1. A
                Altin Prifti

                Ik ore plehre, mbyll gojen dhe mos fol me!

                1. b
                  bledi

                  Sa me shume kohe kalon, duket sheshit se na ka qeverisur nje bande hajdutesh te kapur ne flagrance, te zhytur ne zullum, te pasuruar ne menyre marramendese, qe ju duket vetja pronar te ketij vendi. Sidomis kjo qasje e re e kryeministrit, nje sjellje ordinere, se normal se jane bashke eshte vertet e neveritshme. Keta meritojne vetem poshterim dhe neveri.

                  1. e
                    eni

                    Mos u merrni me Ramen. Eshte ne pozite te veshtire. Balluku e kercenon se do e marr me vete. Eshte i detyruar te bej deklarata te tilla, qe ne fund ti thote lubise qe u perpoqa bera cfare munda po nuk arrita. Ndaj nuk eshte se nuk di cfare ben, por do ta kaloj kete dallge ku eshte i mbytur koke e kembe. Jane grahmat e fundit te nje njeriu te deshperuar. Dhe lobi cifut qe e siporto nuk po i del me per zot.

                    1. D
                      Drejtesia hyjnore

                      Thirrje kërkohen hajdutë për ti zëvendësuar

                      1. b
                        bio

                        Kesaj rradhe i paaska ngrene vete dardhat.

                        1. b
                          blini

                          S'ka faj Ramsi. Do ngelim pa tendera, do ngelim pa tunele pa aeroporte pa rruge pa ura pa energji. Eshte si ai alarmi Ylli Bufit ne 91. Dhe 6 dite buke kemi. Me vjen gjynah per kryeministrin. Po e sabotojne te shkretin. I bej thirrje kushtetueses ti jap nje dore. Dhe SPAK qe me kete gure ti marr me vete 2 zogj, se si dy zogj me duken.

                          1. X
                            Xhemilja

                            Ah more halldup, leri prrockat qe po bene prej kaq ditesh, qe vertitesh verdall per te mbrojtur hajdutet qe ke mbushur qeverine dhe gjithe institucionet shteterore, nga koka jote dhe deri ne baze, qe sipas jush fajin e ka drejtesia qe ata vjedhin milionat e popullit dhe po i arreston. E kuptoj je ne hall te madh se te rane te gjithe njeheresh dhe duhet kohe qe te gjesh hajdute te tjere per ti zevendesuar, sepse ti je pikerisht ne ate pozicion per te emruar hajdutet dhe kriminelet ne keto institucione, dhe per ti mbrojtur kur ata vjedhin dhe i kap carku i drejtesise dhe per asgje tjeter! Populli thote nje llaf te mencur: ME MIRE DJEPI BOSH SE ME KETA SHEJTAN BRENDA, pra do shpetohen milionat qe do vidhnin keta shejtanet e tu, prandaj leri vendet bosh dhe populli do dali me i fituar, se nuk do shpenzohen parat qe do vidhnin keta hajdutet e tu, dhe sa per dijeni ato qe beni ju nuk kane asnje vlere se ato ndertohen sot dhe kur bije shiu neser i shkaterron sepse parat nuk hidhen per te ndertuar me cilesi por per ti mbyllur syte "VEPRAVE TE TUA" dhe per ti vjedhur parate e popullit. E mira e popullit e kerkon qe edhe ti bashke me BELINDAT, MANASTIRLLESHKAT, SPIROPALKAT, DENAJT, IBRAHIMAJT, XHACKAT, etj te shkoni vete ne SPAK dhe mos prisni tju therresin ata, se po na humbeni jo vetem parat por dhe kohen, se kemi 35 vjete qe ju LLAPAQENOSENI PER DEMOKRACI dhe na keni sjell fashizmin, drogen, krimin e organizuar, prapambetjen dhe injorancen, etj., etj. Hapni rrugen se na e keni mbyllur me ferre!

                            Lini një Përgjigje