TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Dhjetor 2025, 22:12

A po kërkon karrigen e Berishës në PD? Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

Shkruar nga Pamfleti

A po kërkon karrigen e Berishës në PD? Salianji: Rama nuk

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, nuk pranoi se e ka nisur këtë lëvizje brenda forcës së tij politike për shkak se synon të marrë drejtimin e saj.

I pyetur nëse synon “karrigen” e Berishës, ai tha se kërkon përmirësimin e PD-së dhe shtoi se nuk është koha për të shprehur ambicie tani, por pa mohura asgjë lidhur me postin e kreut të partisë.

Unë synoj përmirësimin e PD. Ky nuk është momenti që kushdo të shfaqë ambicie. Madje është momenti që ndonjëri edhe mund të tërhiqet nga ambiciet për të bashkuar partinë. Por nuk mund të bëjmë sikur problemet nuk ekzistojnë. Unë kam interes që PD të vijë në pushtet”, tha ai për "A2CNN".

Sali Berisha i ka quajtur takimet e Salianjit si veprimtari private, por ai tha se bën vetëm veprimtari publike. Ai kritikoi qasjen e PD për të organizuar foltore çdo të hënë përpara Kryeministrisë dhe shtoi se duhet revoltë për të rrëzuar qeverinë socialiste.

“A e rrëzojmë dot Edi Ramën duke i vajtur poshtë zyrës me muzikë? Foltorja para Kryeministrisë është forma e paduhur. Nuk rrëzohet Edi Rama me muzikë poshtë zyrës”, shtoi Salianji.

1 Komente

  1. Z
    Zhuzhu

    Do e rrezosh ti fshatar Korçe duke u instruktuar nga bythrenat 50 vjecare ? Po te jete per Ty , P.D katandiset ne 70-80 mije vota ! Shiko veten ne pasqyrë dhe kupto peshen tende specifike , qe eshte gati afer zeros .

    Lini një Përgjigje