TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Dhjetor 2025, 10:20

Ekonomia në këmbë nga taksat, Rama në delir: Shqipëria është në një nivel tjetër në 2026

Shkruar nga Pamfleti
Ekonomia në këmbë nga taksat, Rama në delir: Shqipëria
Edi Rama

Në vend që të mbështetet te prodhimi, ndërtimi, tregtia dhe shërbimet apo industria, ajo është mbajtur kryesisht nga efekti fiskal i taksave neto dhe shpenzimet publike për pagat e administratës, duke theksuar një model të rritjes së nxitur nga konsumi dhe politika buxhetore, jo nga baza reale prodhuese.

Por kryeministri i vendit, Edi Rama e shikon me tjetër perspektivë, me vizonin që ai do që qytetarët ta shikojnë.

Rama në podcastin e tij deklaroi se buxheti i vitit të ardhshëm do të sjellë rritje të ndjeshme të të ardhurave për qytetarët dhe tha se  Shqipëria “ është në një nivel tjetër”, dhe ky progres do të reflektohet tek të gjithë, si tek punonjësit e sektorit publik ashtu dhe në privat.

“Edhe gjatë kësaj jave, kemi qenë në dispozicion të qytetarëve, me parashtresat në detaje, përmes dëgjesave publike, të buxhetit të vitit që është në prag, një vit, që hyn me këmbë të mbarë për shqiptarët sa i përket të ardhurave në radhë të parë, në paga e pensione, por edhe sa i përket investimeve publike, që do të shënojnë përsëri, të gjitha këto së bashku, një rritje historike.

Tanimë, Shqipëria është në një nivel tjetër. Ky është një fakt që do të bëhet çdo vit dhe më i prekshëm në jetën e përditshme të njerëzve tanë, të atyre që jetojnë me punë, qoftë në sektorin publik, qoftë në atë privat, në jetën e përditshme të pensionistëve, gjyshërve dhe gjysheve tona, në jetën e përditshme të atyre më në nevojë, për të cilët mbështetja, mbrojtja sociale, vjen duke u rritur.

Sepse ata që na dhanë besimin e jashtëzakonshëm, me 83 mandate, një mbështetje e paprecedentë, për Shqipërinë 2030, jo vetëm meritojnë çdo vit e më shumë, por do të kenë çdo vit e më shumë, pasi barra e borxhit ndaj tyre është e tillë që do të na bëjë të vazhdojmë të rrisim punën tonë përditë e përditë”, u shpreh kryeministri Rama.

 

edi rama shqipëria është në një nivel tjetër në 2026

1 Komente

  1. P
    Petrit kashariqi

    Ekonomia e çdo populli mbahet në tre shtylla Prodhim, sherbim dhe tregti. Prodhimi mban vendin e par, po prodhove mëson edhe të shërbesh edhe të tregtosh. Lum ai popull që drejtohet nga njerëz me viziojon jurist, ekonomistë, profesionit në fusha të ndryshme, sigurisht edhe shum patriot. Shqipria jon duhej të jetë në nivel ekonomik më të mirin në Evrop me resurset që ka, Mesi i dheut, vij bregdetare 400 km, fusha bujqsore, Alpet dhe përmbi të gjitha rreth 300 dit diell. Pra nuk ka as një justifikim që ne të jemi në këtë gjëndje ekonomike, me këtë nivel ekonomik sidomos pencjonistët, invalidët dhe çdo shtresë në nevoj. I bëj thirrje qeveris që buxhetin e vitit 2026 të vendosi me ligj minimumin jetik të paktën të sa të kohës Enverit 15 vite pun pencjoni minimal 3800 lek po kaq të jet edhe sot sipas konvertimit të lekut 38000 lek dhe maksimali nga 7400 lek në kohën e Enverit në 74000 lek në kohën e sotme dhe çdo viti indksimi sipas inflcjonit

    Lini një Përgjigje