TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Korrik 2025, 12:30

Murrizi: Rama po bën show, nëse ikën Berisha krijohen 9 PD

Shkruar nga Pamfleti

Murrizi: Rama po bën show, nëse ikën Berisha krijohen 9 PD

Myslim Murrizi, ish-deputet i PD-së, e konsideron si show politik të Kryeministrit dhe tejkalim kompetencash prej tij, ultimatumet e Edi Ramës drejtuar Kryetarëve të Bashkive.

Në ‘Breaking’ në Top News, Murrizi tha se edhe kryetarët e bashkive po trajtohen si Sekretarët e partive në rrethe në vitet ’70.

“Edi Rama po vepron njëlloj si Enver Hoxha në vitet 70, kur dilte inspektonte Sekretarët e partive dhe Komitetet Ekzekutive në Rrethe”, tha Murrizi. Ish-deputeti demokrat theksoi se Rama po cënon autonominë e pushtetit vendor, ndërsa shtoi se edhe kryebashkiakët që nuk e kundërshtojnë tregojnë se nuk kanë fytyrë.

“Nuk kanë surrat, se po të kishin do e kundërshtonin, do reagonin. Po ata s’janë kryetarë bashkie, tregojnë se nuk kanë asnjë përgjegjësi ndaj qytetarëve”, tha Murrizi

Ai tha se kjo ndërhyrje e Edi Ramës do të jetë një pikë negative edhe në raportin e Bashkimit Europian për Shqipërinë.

“Edi Rama privatizoi IKMT, sillet si sekretar i parë partie i kohës së komunizmit, bën show dhe propagandë dhe për fat të keq e gjithë shoqëria ka rënë në kurthin e tij”, tha Murrizi.

Ai tha se në PD do të ketë një analizë për zgjedhjet e 11 majit, ndërsa tha se kreu i saj, Sali Berisha duhet të shkojë në votëbesim. Por Murrizi paralajmëroi se me situatën aktuale po iku Berisha, do të kemi 9 shoqata që do të krijohen nga ndarja e PD-së. 

 

Lini një Përgjigje