
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka shprehur keqardhjen e tij për situatën e krijuar në Bosnjë- Hercegovinë si rezultat i motit të keq, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur 16 persona.
Me anë të një postimi në rrjetin social “X” Begaj, shprehu ngushëllim dhe solidaritet për familjarët e viktimave të përmbytjes dhe popullin e Bosnjë-Hercegovinës.
“Me hidhërim të thellë mësova lajmin për viktimat nga përmbytjet dhe disa dhjetëra té zhdukur në krahinën e Jablanicës e disa zona të tjera në Bosnie- Hercegovinë.
I shpreh ngushëllime Presidentit Beqirovic dhe familjarëve për humbjet nga kjo fatkeqësi natyrore!
Bashkoj lutjet e mia dhe ato të popullit shqiptar dhe solidarizohemi me qytetarët e dëmtuar rënde nga kjo katastrofë natyrore”, u shpreh Presidenti me anë të një postimi në platformën x.
Të paktën 16 persona kanë vdekur për shkak të reshjeve të dendura të vazhdueshme, rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve në Bosnje e Hercegovinë dhe shumë banorë u detyruan të evakuohen pasi reshjet e forta shkaktuan vërshimin e lumenjve dhe shkaktuan rrëshqitje të dheut.
Lini një Përgjigje