TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Nëntor 2024, 18:35

Mosbindja civile e Berishës, Pampuri: Pas kësaj fshihet një pakt tjetër i madh, SPAK i ka alarmuar të dyja kahet politike

Shkruar nga Pamfleti

Mosbindja civile e Berishës, Pampuri: Pas kësaj fshihet një pakt

Deputetja demokrate Oriola Pampuri ka ironizuar mosbindjen civile të Sali Berishës.

E distancuar tashmë nga ish-kryeministri, sipas kësaj e gjitha kjo bëhet për interesat e tyre dhe fshihet diçka me e madhe pasi në komisionet parlamentare duhet që të diskutohet për buxhetin.

“'Nuk më duket mosbindje civile. Vizioni i tyre është krejt tjetër. Të bësh të njëjtat skena, të kesh të njëjtën rezultat ose duhet të jesh naiv ose fsheh diçka. Pas kësaj fshihet një pakt tjetër i madh. Jemi në kohën kur duhet të ketë debate për buxhetin. Nga nesër në komisione parlamentare diskutohet buxheti. Të bësh skena të tilla kur e di si do të jetë fundi, naiv nuk janë por duhet të ketë një pakt të radhës”, tha Pampuri.

Më tej Pampuri thotë se PD e ëndërron komisionin Xhafa ashtu si dhe PS-ja si dhe po i bëjnë gjithçka që të godasin SPAK. Sipas saj, ka një marrëveshje midis tyre pasi pranuan vulën dhe bashkuan votat dhe bëjnë rrëmuje pasi jemi në prag zgjedhjesh.

“Ata e ëndërrojnë komisionin Xhafa. Asnjëra palë nuk e do SPAK. Po bëjnë gjithçka që ta godasin SPAK. Të dy palët kanë një hall përballë SPAK. Pritet të kenë një reagim ndaj SPAK, mund të jetë komisioni Xhafa. Pranuan faktin vulën, të bashkojnë votat për listat. Bëjnë dhe një rrëmujë para zgjedhjeve. Bëjnë dhe një pakt, por pakteve të tilla u ka dalë boja”, theksoi Pampuri.

Për arrestimin e Metës, Pampuri thekson se ishte një skenë e shëmtuar për të bërë pis punën e SPAK.

Sipas saj asnjë nga këto manovra të Edi Ramës nuk dëmtojnë SPAK, pasi ajo është një strukturë e mirëorganizuar dhe mbështetur nga SHBA dhe BE si dhe këto lojëra politike i bëjnë që të shpëtojnë veten.

“Shikoj 2 aspekte të rëndësishme. Fakti tha se SPAK është investim i joni. SPAK nuk është investim i tyre. E bën për të cenuar SPAK. Një strukturë e mbështetur fort nga SHBA dhe BE. Rama ka manovrat e veta por ka marrë fundi kjo lloj epoke. Arrestimi i Metës ishte një skenë e shëmtuar. Ata që e bënë atë skemë nuk ishin pjesë e SPAK, mund të jetë manovër e SPAK për të bërë pis SPAK. E kanë pasur Metën aty edhe kur bënte vrap edhe kur bënte not. Një lojë politike e Ramës dhe e mjeshtrave të politikës që i kanë manovrat për të shpëtuar vetë”, tha Pampuri.

oriola pampuri opozite sali berisha deputete

Lini një Përgjigje