
Në një reagim për debatin brenda Partisë Demokratike, Ambasada e SHBA-së thotë se nuk ndërhyn për të vendosur se kush është kryetar i një partie por kujton se nuk ndryshon qëndrim për Sali Berishën të shpallur Non Grata dhe i bën thirrje të gjithë aktorëve politike të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla.
Deputeti Dashnor Sula, ka komentuar këtë deklaratë teksa tha se ambasada e SHBA ka të drejtë, por shtoi se ai dhe deputetët e tjerë që i janë bashkuar tryezës Bardhi-Berisha, nuk janë mbledhur rreth Berishës, por për të pasur një opozitë funksionale.
"Qëndrimi i ambasadës amerikane është shumë i saktë dhe korrekt. Po e them ne nuk jemi mbledhur rreth një individi Sali Berishës as unë dhe as kolegët e mi. Ne mendojmë se duhet të kemi një opozitë funksionale. Si e shoh unë. Dakord ju pranoj gjithçka që thoni ju, në çdo rrethanë s’e komentoj non gratën e Berishës, por a mund të ketë moral e logjike, votat e non gratës së Berishës nuk duhen për opozitën, votat e non gratës të maxhorancës duhen që të rrijë në pushtet.
Më gjeni formulën se si mund të rrëzohet korrupsioni, jo qeverisja se do jetë një qeverisje gjithmonë. Në kohën dhe qasjen që dëmi është kaq i madh, inceneratorë etj. U kam thënë merrni Berishën jemi opozitë me duar përpjetë ku jemi skemi asnjë çështje. Situata dy vjeçare që iku nuk pati zhvillime të forta politike e cila do të ishte në nderin dhe të politikës dhe të qytetarëve që të kishte një ndryshim në pastrim të politikës”, tha Sula.
Lini një Përgjigje