TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Nëntor 2023, 14:18

Miratimi i marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët, Ilir Meta: Aventurë personale e Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Miratimi i marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët, Ilir
Ilir Meta dhe Edi Rama

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se marrëveshja me Italinë për qendrat e emigrantëve në Lezhë, është një aventurë personale e Edi Ramës që ka zhbërë Parlamentin e Shqipërisë.

Sipas Metës, kjo është një marrëveshje që bie ndesh me Kushtetutën e vendit.

“Lidhur me marrëveshjen për ngritjen e këtij kampi është tërësisht një marrëveshje problematike që tregon edhe një herë tjetër që Edi Rama përdor kryeministrinë për të ofruar shërbime të karakterit personal.

Kjo është një marrëveshje që bie ndesh me Kushtetutën e vendit. Së dyti, është shumë e qartë se ajo është një marrëveshje që krijon probleme të mëdha sa i takon respektimit të të drejtave të njeriut. Krijon probleme serioze sa i takon sigurisë. Ka sjellë shqetësim jo vetëm në Itali por edhe në BE. Pra është një aventurë e Ramës dhe nuk është ndonjë ndihmë apo solidaritet për Italinë pavarësisht për ta shitur si të tillë. Pra është një aventurë e radhës dhe tregon se politika e jashtme është në dorën e një njeriu që ka zhbërë Kushtetutën dhe Parlamentin”, theksoi Meta.

 

miratimi i marrëveshjes itali-shqipëri për emigrantët meta

Lini një Përgjigje