Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar dërgimin e shkresës së dërguar së Gjykatë së Posaçme në Kuvend, ku kërkon marrjen në pyetje të tij.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër gjyqtaren Irena Gjoka, duke e cilësuar se është turp i drejtësisë.
Ai tha se e kishte shkarkuar në 96 këtë gjyqtare për korrupsion.
“Gjykatësja të thotë a është shkarkuar në 1996”/ Berisha i përgjigjet shkresë së dërguar në Kuvend: Millonai fshihet pas krimit
Gazetari: Ditën e sotme është publikuar një shkresë që i shkon Kuvendit, keni një përgjigje këtë?
Berisha: Përgjigjia ime është gjykatësja, turpi i drejtësisë shqiptare, nuk duhet të fshihet pas krimit të saj,por në emër të detyrimit ligjor, a është shkarkuar nga Sali Berisha në 1996 për korrupsion.Të dal dhe të deklarojë. Është një turp. A dini çfarë tha ajo avoketërve, nuk më sollët prova që unë jam shkarkuar. Arkiv në ndërgjegjen e saj njerëzore dhe mbahet nga Edi Rama për masën që ka marrë. Unë kam President dhe Kryeministër të gjithë ata që kanë qenë më mua kanë patur një porosi, “kurrë mos thyeni ligjin”. Që tani ti them unë qenies, e cila fshihet pas krimit dhe shkelmon kushtetutën. Ajo që unë kam thënë gjithë jetën time vartsve të mi ka qenë dhe për mua. Asaj i them që ti grimcën më të vogël të integritetit të tregosh a je shkarkuar në 1996 për korrupsion. Ajo është një skllave mjerane në shërbim të Edi Ramës.
Lini një Përgjigje