
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha duke dhënë një deklaratë për mediat nga Shkodra, ka hedhur poshtë pretendimet e PD se efektivi i FNSH në oborrin e Kuvendit ishte i armatosur dhe se u ka nxjerrë armën.
Ministri deklaroi se asnjë prej efektivëve nuk ishte i pajisur me armë zjarri. Lidhur me intimitimin e mazhorancës nga opozita, me mjete djegëse, Ministri tha se nuk është forma e duhur, duke theksuar se bie ndesh me parimet e demokracisë.
“Keqardhje për opozitën, që ushtroi dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe gardës, që ishin atje për të kryer detyrën,. E drejta e tubimit garantohet nga ana e punonjësve të policisë, ndërsa e drejta e dhunës, goditjes, shkatërrimit, goditjes së policisë, nuk tolerohet. Policia është shprehur qartë se nuk ka pasur asnjë tentativë të nxjerrjes së armës nga efektivi, në ligjin për tubimet është e përcaktuar nga rastet kur përdoren armët e zjarrit, nuk kanë pasur dhe s’kanë qenë të pajisur me armë zjarri. Sulmi i deputetëve ndaj policisë dhe gardës, në prag të marrjes së ditës së negociatave dhe anëtarësimit së Shqipërisë në BE, nuk është i pranueshëm sepse forcat e policisë dhe Garda është për të mbrojtur institucionet kushtetuese.
Forcat e policisë kanë qenë atje për të bërë detyrën dhe mbrojtjen e institucioneve, ndjej keqardhje që forma dhe mënyra e intimidimit dhe imponimit të kësaj maxhorance me mjete shkatërruese djegëse, nuk është forma e duhur dhe ndesh me parimet e demokracisë”, tha minstri.
Lini një Përgjigje